Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sheqerpare......

Shko poshtė 
AutoriMesazh
turkatunari

turkatunari


Numri i postimeve : 47
Registration date : 10/03/2008

Sheqerpare...... Empty
MesazhTitulli: Sheqerpare......   Sheqerpare...... Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 3:36 pm

Pėr 25 copė duhen:
Pėr brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpė 1 gote, vezė 1 kokėrr ose 2 tė verdha, sodė njė majė luge kafeje, pak vanile, sheqer 1 gotė uji.
Pėr shėrbetin duhen:
2 gota sheqer, njė gotė e gjysmė ujė.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezėt pjesė-pjesė duke i rrahur vazdimisht dhe nė fund hidhet mielli i perzier me sodė. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen nė tavė tė lyer me yndyrė. Lihet tė piqet pėr 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur tė vlohet i hidhet shėrbet i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes qė shėrbeti tė mos i hidhet i nxehtė pasi sheqerparet qullosen


Hallva

3 luge gjelle miell , 1 kubik gjalp , 1 1/2 uje sheqer , arra me shumice , edhe uji shihet me sy
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate edhe lihet te ftohet . Per ndarjen ne pjte forma perdoret sipas deshires , une personalisht perdor lugen , kur ta hani me uroni .

Tullumba

Pėr 25 copė duhen:
Pėr brumin:
Miell 1 gotė, vaj ose gjalpė 2-3 lugė gjelle, vezė 3-4 kokrra, pak krypė e sheqer, ujė treēerek gote.
Pėr shurupin:
Sheqer 2 gota, ujė 2 gota, vaj pėr skuqje.

Brumi pėr tullumba pėrgatitet duke zier nė uje miell sė bashku me gjalpė ose yndyrė tjetėr dhe pas zierjes ky brumė pėrzihet me sasi tė madhe vezėsh, Pėr ti dhėnė formėn tullumbave pėrdoret njė vegėl e dhėmbėzuar. Forma mbushet me brumė dhe vihen tė piqen nga tė dyja anėt nė zjarr tė nxehtė. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen nė shėrbet tė ftohtė ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen nė pjatė.



Manti Kosove

Pėr 4-5 persona nevojiten:
1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak krypė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, krypė, vaj, piper i zi.

Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, krypė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, krypė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.

Trahana

Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle krypė.

Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe krypė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.


Musaka me patate

Pėr 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, krypė, piper, dafinė.
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle.

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet krypė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet krypė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sheqerpare......
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sheqerpare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Arti & Kultura :: Kuzhina Shqiptare-
Kėrce tek: