Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 APOLOGJIA IME....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
turkatunari

turkatunari


Numri i postimeve : 47
Registration date : 10/03/2008

APOLOGJIA IME.... Empty
MesazhTitulli: APOLOGJIA IME....   APOLOGJIA IME.... Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 3:52 pm

(JETES)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti

dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur

te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

1937
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
turkatunari

turkatunari


Numri i postimeve : 47
Registration date : 10/03/2008

APOLOGJIA IME.... Empty
MesazhTitulli: BALADE CAME   APOLOGJIA IME.... Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 3:52 pm

Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Cameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje tona
stergjyshore.
Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.
Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka came,
mbuluar nga rete,
renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
pa zot.
Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndricojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.

Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi...
Lamtumire, Cameri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
turkatunari

turkatunari


Numri i postimeve : 47
Registration date : 10/03/2008

APOLOGJIA IME.... Empty
MesazhTitulli: NDIHMOMENI TE QESH!   APOLOGJIA IME.... Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 3:53 pm

Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashe Atdheun lakuriq,
(vetem pa miq e shoke)
mundohej te kepuse nje dege dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija te urritur!
Por sa i vogel qenka!
As nje dege nuke e kepuste dot.
E mora per dore
ta rrit ne zemren time...
Vellezer-
Po e kerkuat Atdheun,
e kam une.
Ndihmomeni te qesh.
Ndihmomeni te gezoj.
Atdheu eshte lakuriq!

1963




Trifon Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise(Gjirokaster) ne nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij. Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin "Atdheu eshte lakuriq"(1994).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





APOLOGJIA IME.... Empty
MesazhTitulli: Re: APOLOGJIA IME....   APOLOGJIA IME.... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
APOLOGJIA IME....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Arti & Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: