Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim - Shefkije Islamaj....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
turkatunari

turkatunari


Numri i postimeve : 47
Registration date : 10/03/2008

Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim - Shefkije Islamaj.... Empty
MesazhTitulli: Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim - Shefkije Islamaj....   Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim - Shefkije Islamaj.... Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 4:11 pm

Dr. Shefkije Islamaj lindi mė 25.10.1953 nė fshatin Likovc tė Skėnderajt. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje mė 1968, ndėrsa shkollėn Normale nė Mitrovicė mė 1972.

Mė 1977 mbaroi Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Prishtinė, ndėrsa nė vitin vijues 1978 u regjistrua nė studimet pasuniversitare tė kėtij fakulteti. Magjistroi me temėn “Sinonimet nė gjuhėn shqipe” mė 1982.

Nė vitin 1999 mbrojti me sukses edhe tezėn e disertacionit “Veēoritė leksiko-semantike dhe stilistike tė gjuhės sė veprės letrare tė Jakov Xoxės” me tė cilėn mori gradėn ‘doktor i shkencave filologjike’.

Dr. Shefkije Islamaj gjatė studimeve ka punuar nė arsim, njė kohė nė shkollėn fillore “Liria” nė Isniq, pak kohė nė Qendrėn e Shkollimit tė Mesėm “Vėllezėrit Frashėri” nė Deēan. Ka punuar si ligjėruese e lėndės Kulturė gjuhe nė Fakultetin e Arteve Dramatike gjatė viteve 2001-2004.

Fill pas pėrfundimit tė studimeve, nė vitin 1977 filloi punėn nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, nė Degėn e Gjuhės, nė Sektorin e Leksikografisė, nė fillim si asistente, mė vonė si hulumtuese e pavarur, bashkėpunėtore shkencore, bashkėpunėtore e lartė shkencore, ndėrsa nė vitin 2002 ėshtė zgjedhur kėshilltare shkencore.

Sot punon nė Institutin Albanologjik dhe ka titullin kėshilltare shkencore. Jeton nė Prishtinė.

Adresa elektronike: shefkije_islamaj@hotmail.com

Veprimtaria

Veprimtaria shkencore e Shefkije Islamajt pėrmban afro 100 studime, artikuj, trajtesa e kritika pėr ēėshtje tė ndryshme tė leksikologjisė, tė leksikografisė, tė stilistikės gjuhėsore e tė kulturės sė gjuhės, tė botuara nė organet shkencore e profesionale nė Kosovė e Shqipėri.

Ka marrė pjesė me kumtesa e me diskutime nė mė shumė se 30 sesionet e nė simpoziumet e ndryshme shkencore me karakter thjesht shkencor tė organizuara nga akademitė, institutet shkencore, universitetet nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni e nė Mal tė Zi.

Ėshtė redaktore e recensuese e shumė botimeve shkencore tė Institutit e jashtė tij. Ka redaktuar njė numėr veprash shkencore dhe fjalorė tė botuar, ndėr ta, sė fundi, Fjalorin elektronik suedisht-shqip, botim i Entit pėr Zhvillimin e Arsimit tė Suedisė, botuar mė 2004. Ėshtė recensuese e shumė veprave shkencore dhe mėsimore; ka marrė pjesė si anėtare komisionesh nė mbrojtje magjistraturash e doktoratash, dhe si mentore. Ėshtė anėtare e Kėshillit Ndėrakademik pėr Gjuhėn dhe kryetare e Komisionit pėr Ēėshtje tė Leksikut nė kuadėr tė kėtij kėshilli.

Pėr dhjetė vjet ka udhėhequr Degėn e Gjuhės nė Institutin Albanologjik.

Ėshtė nėnkryetare e Shoqatės sė Gjuhės Shqipe, e themeluar nė qershor 2002.

Ėshtė anėtare e redaksive tė revistave shkencore tė Institutit Albanologjik - Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave filologjike dhe Gjuha shqipe, qė nga fillimi i daljes sė saj, si dhe e revistės Kulturė gjuhe, botim i ShGjSh-sė.

Pėr vite me radhė ka marrė pjesė me biseda rreth gjuhės nė radiot dhe televizionet tona; nė tribuna tė ndryshme gjuhėsore profesionale dhe me studentė; ka marrė pjesė si trajnuese e gjuhės nė institucione tė ndryshme administrative.

Njė ndihmesė tė madhe i jep kulturės sė gjuhės shqipe dhe problemeve aktuale tė saj, si dhe studimeve gjuhėsore nė pėrgjithėsi me botimet e rregullta nė revistat shkencore qė dalin nė Kosovė e Shqipėri: Gjurmime Albanologjike, Filologji, Studime filologjike, Studime Albanologjike, Dardania sacra, Gjuha shqipe, Gjuha jonė, Kulturė gjuhe etj., si dhe nė shtypin e pėrditshėm.

Ka marrė pjesė nė njė numėr ekspeditash gjuhėsore e shkencore, organizuar nga IA (Prishtinė) dhe IGjL (Tiranė).

Botimet - Veprat

1. Ēėshtje tė sinonimeve nė gjuhėn shqipe; Monografi, (recensues akad. Idriz Ajeti, mr. Mehdi Bardhi, dr. Shaqir Berani). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinė, 1985, f. 145;
2. Gjuha dhe stili i Jakov Xoxės; Monografi, (recensues akad. Rexhep Ismajli, akad. Rexhep Qosja). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinė, 2000, f. 420;
3. Kultura gjuhėsore dhe pėrdorimi estetik i gjuhės, (recensues akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Ismajli). Shtėpia botuese “Toena”, Tiranė, 2002, f. 440;
4. Gjuha, ligjėrimi dhe fjala, (recensues prof. Emil Lafe, dr. Ragip Mulaku). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinė, 2004, f. 300;
5. Fjalor i fjalėve tė huaja (bashkautore), (recensues akad. Idriz Ajeti, dr. Ruzhdi Ushaku). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinė, 1987.
6. Mos mė thuaj se mė ke parė ėndėrr, roman, Shtėpia botuese “Toena”, Tiranė, f. 299.

Studime, artikuj vėshtrime dhe recensione

1. Sinonimia - gurrė e pashtershme pėr pasurimin e gjuhės, “Fjala”, 15.03.1979, Prishtinė.
2. Roli i sinonimeve nė pasurimin e gjuhės, “Gjurmime albanologjike”, SShF, XI, 1981, f. 117.
3. Ēėshtje tė sinonimisė shqipe, nė “Fjala”, gusht, 1986, Prishtinė.
4. Pasqyrimi i sinonimeve nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe”, nė vėll. “Ēėshtje tė studimeve albanologjike I, Prishtinė, 1987.
5. Ēėshtje tė sinonimisė stilistike nė gjuhėn shqipe, “Gjurmime albanologjike”, SShF. XIII, 1983, f. 13.
6. Sinonimia frazeologjike nė gjuhėn shqipe, “Studime filologjike”, 4/1986, Tiranė.
7. Roli i sinonimisė nė pasurimin e gjuhės, nė vėll. “Studimi mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalėve nė gjuhė shqipe, III”, Tiranė, 1989, f. 359.
8. Sinonimia nė “Valėt e detit” tė Spiro Dinos, nė ciklin “Kėngė dashurie”, “Gjurmime albanologjike”, SShF, 18/1988, f. 119.
9. Ēifti sinonimik nė veprėn e Pjetėr Budit (bashkautore), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XVIII, 1988, f. 119.
10. Roli i shkrimtarit nė pasurimin e terminologjisė shqipe, nė vėll. "Gjendja e terminologjisė shqipe nė Jugosllavi", Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 1988, f. 97.
11. Aspekte tė stilit tė Xoxės, “Rilindja”, 4.08.1979.
12. Aspekte tė stilit dhe tė gjuhės sė Mjedjes, “Bota e re”, 25.V.1983, f. 26.
13. Ngjyrimi emocional i pėrmbajtjeve leksikore, “Rilindja”, Prishtinė, 30.06.1979.
14. Edhe diēka rreth gjuhės sė Buzukut, nė pėrmbledhjen “Meshari” i Gjon Buzukut - monument i kulturės shqiptare”, Ulqin, 1995, f. 220.
15. Ēėshtje gjuhėsore e stilistike nė “Mrizin e Zanave” tė Gjergj Fishtės, nė “Gjurmime albanologjike”, SShF, XXVI dhe nė “Seminarin pėr gjuhėn, letėrsinė e kulturėn shqiptare”, Tiranė, 1996.
16. Norma, pleonazmi dhe shkurtia gjuhėsore, nė vėll. “Letėrsia shqipe dhe gjuha letrare”, AShAK, Prishtinė, 1998, f. 245.
17. Kultura e shkrimit sot e nesėr, nė “Gjuha shqipe”, 2/1998.
18. Mjetet shprehėse dhe norma letrare, nė “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 18.
19. Ndikimi i mjeteve shprehėse tė gjuhės nė ngulitjen e normės letrare, nė “Zėri i rinisė”, nr. 9, 28.IX.1981.
20. Malli - fjalė ēelės nė poezinė e Lasgush Poradecit, nė “Gjuha shqipe” nr. 2, 1999.
21. Ēėshtje tė normės stilistike, nė “Gjurmime albanologjike”, SShF, 23, Prishtinė, 1993, f. 163.
22. Kongresi i Manastirit, moment i rėndėsishėm i kulturės dhe i historisė shqiptare, “Fjala”, 11, 1978.
23. Mėrgimi nė jetė dhe nė letėrsi, nė vėll. “Letėrsia dhe mėrgimi”, bot. i Institutit Albanologjik, 1997, Prishtinė.
24. Gjendje shqetėsuese nė hapėsirėn tonė kulturore, nė “Alternativa”, nr. 7, 8, Lubjanė, 1990, f. 113.
25. Poezia “Qielli - njė model i gjuhės poetike, nė rev. “Stil”, SHSHM, Shkup, 1998.
26. Vepėr me interes pėr gjuhėsinė shqiptare (R. Ushaku, “Kėrkime filologjike”), nė “Fjala”, dhjetor, 1985.
27. U ribotua “Fjalori Bashkimit”, “Gjurmime Albanologjike”, SShF, XI. 1979.
28. Botim me vlerė shkencore e praktike (Xh. Lloshi, “Stilistika dhe pragmatika”, nė ‘Universi i librit shqiptar’, 2, Tiranė, 2000.
29. Studim me interes shkencor (Z. Gjocaj, “Struktura leksiko - semantike dhe stilistike e frazeologjizmave tė shqipes”), “Gj. Shqipe”, 1, 2000.
30. Gjuha shqipe - ēėshtje e rendit kombėtar, nė “Rilindja”, korrik, 2000, Prishtinė.
31. Ndihmesė dhe pėrkrahje pėr gjuhėn letrare shqipe (Xh. Lloshi, “Mbėshtetje pėr gjuhėn letrare”, Toena I, 1997), “Gjuha shqipe”, 2, 1998.
32. Botim me vlerė tė ēmueshme - Njohuri pėr stilistikėn e gjuhės shqipe (Xhevat Lloshi), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XVIII, Prishtinė, 1988, f. 267.
33. Botim monografik me interes (Meshari i Gjon Buzukut - monument i kulturės shqiptare), “Gjurm. alb.”, SSHF, XXV, f. 171.
34. Sukses i madh nė leksikografinė tonė, (“Fjalori shqip-serbokroatisht”) “Rilindja”, 1982, 1, 2 janar.
35. Njė kontribut pėr leksikografinė tonė, “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 35.
36. Njė vepėr me interes tė veēantė e leksikografisė shqiptare, “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 37.
37. Tekst me interes pėr shkencat e ligjėrimit, (Osvald Dykro - Cvetan Todorov, “Fjalor enciklopedik pėr shkencat e ligjėrimit”), “Gjuha shqipe” 1/1986, f. 67.
38. Fjalor enciklopedik me interes shkencor, “Fjala”, 15.12.1985.
39. Studime me rėndėsi shkencore, (“Gjurm. alb.”, SSHF, XIV,1984), “Gjuha shqipe” 3/1985, f. 53.
40. Rezultate dhe detyra tė reja nė fushėn e terminologjisė, “Gjuha shqipe” 1/1988, f. 63.
41. Strukturalizmi ndėr ne, “Zėri i rinisė”, 28.06.1984.
42. Sesioni shkencor “Letėrsia shqipe dhe poetika strukturale” (vėshtrim), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XIV, 1984.
43. U mbajt Konferenca shkencore pėr 100 vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit, “Gjurm.alb.” SShF. VIII, 1978, f. 261.
44. Frazeologjia gjuhėsore e Xoxės, rev. “Glosa”, FF i UT, 1/1999, f. 62.
45. Shprehėsia leksikore nė veprėn letrare te Jakov Xoxės, nė rev. “Glosa”, FF i UT nr. 2/1999, f. 64.
46. Ēėshtje tė frazeologjizmave letrarė nė romanet e Jakov Xoxės, “Filologji”, UP. 1999, Prishtinė.
47. Botim me interes shkencor (“Fan S. Noli” - monografi), “Gjuha shqipe”, 1/1985, f. 42.
48. Njė tekst me vlerė praktike (“Shenjat e pikėsimit”), “Rilindja”, 21.3.1981.
49. Edhe njė sukses i leksikografisė tonė (“Fjalori i fjalėve dhe i shprehjeve popullore”), “Rilindja”, 17.07.1982, f. 14.
50. Njė ribotim i rėndėsishėm (“Fjalor serbokroatisht-shqip”), “Fjala”, 15.11.1986, f. 12; “Gjurm.alb.”, SShF. XVI, 1986, f. 285.
51. Leksiku dialektor dhe sinonimet dialektore nė tregimin tonė tė sotėm, “Fjala” 1-15 nėntor, Prishtinė, f. 4.
52. Faik Konica dhe gjuha shqipe (nė monografinė “Faik Konica, jeta dhe vepra”), Prishtinė, 1996.
53. Kontribut i ēmueshėm nė fushėn e onomastikės (“Gjuha shqipe” 1/1987), “Fjala”, 1 gusht 1987.
54. Sinonimet nė veprėn e Pjetėr Bogdanit, “Seminari pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare”, 1989, Prishtinė.
55. Tribuna me interes shkencor, “Gjurm. alb.”, SShF, XIV, 1989.
56. Strukturalizmi ndėr ne, nė “Zėri i rinisė”, 28.06.1984.
57. U mbajtėn tribunat e para shkencore nė organizim tė Institutit Albanologjik, “Gjurm. alb.”, nr. 16, 1984; “Gj. Shqipe”, 2, 1984.
58. Sesion shkencor, i mbajtur me temėn "Letėrsia shqipe dhe poetika strukturale", nė “Gjurm. alb.” nr. 14, 1984.
59. Shqipja pėrballė anglishtes (Ilir Hoti – “Fjalor enciklopedik anglisht-italisht-shqip pėr bankėn, biznesin, bursėn ekonominė”, bot. ”Star”, Durrės, 2001), “Koha ditore”, 1.6.2002.
60. Kultura gjuhėsore dhe proza jonė e sotme, “Seminari i 20 pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare”, Prishtinė, 2002.
61. Pamja jonė gjuhėsore nė mjetet e informimit, “Gjuha shqipe”, 1-2001, IA, Prishtinė.
62. Gjuha letrare – shprehje e qytetėrimit, “Rilindja”, 30.7.2001.
63. Gjuha letrare – faktor bashkues nė shkallė kombėtare, “Gjuha jonė”, 3-4, 2000, Tiranė.
64. Ēėshtjet e gjuhės – ēėshtje tė rendit kombėtar, “Zėri”, 13 korrik, 2000.
65. Rezultat i lakmuar nė frazeografinė shqipe (J. Thomai – “Fjalor i frazeologjik i gjuhės shqipe”, Tiranė, 1999), “Rilindja”, korrik 2000.
66. Gjuha nė mjetet e informimit, “Gjuha shqipe”, 2 – 2001, IA, Prishtinė.
67. Funksioni stilistik i foljes nė Lahutėn e Malcis tė Gjergj Fishtės, “Seminari XXI - Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare”, 2002, “Gjurm. alb.”, “SF”, 2002.
68. Letėrsia dhe shkolla, “Shkėndija”, tetor 2002.
69. Pėrdorimi i shqipes standarde nė mjetet e informimit, Konferenca shkencore ”Shqipja standarde dhe shoqėria shqiptare” , Tiranė, 2004.
70. Gjuha letrare–simbol dhe shprehje e qytetėrimit, “Tribuna me studentė”, mė 16.12.2002.
71. Etapė e re e pėrdorimit tė shqipes standarde, “Koha ditore”, 5.8.2003.
72. Xoxa, ky mjeshtėr i madh i gjuhės, “Koha ditore”, 15.5.2003.
73. Pasuria gjuhėsore e Maqedonisė shqiptare, “Fakti”, 25.9.2003.
74. Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare, “Seminari XXII”, 2003.
75. Kultura gjuhėsore dhe mjetet e informimit, “Kulturė gjuhe”, 1, 2003.
76. FSHS – pasuri e madhe kombėtare, “Gjuha shqipe”, 1-2, 2002.
77. Letėrsia e sotme shqipe – ēėshtje tė leximit gjuhėsor-stilistik, “Gjurm. Alb.”, “SF”, 2003.
78. Njėsimi i alfabetit dhe njėsimi i gjuhės, “Zėri ditor”, 22. 11.2003.
79. Ndėrtimi i standardeve nė dy rrafshe tė rėndėsisė kombėtare, “Zėri ditor” 20.11.2003.
80. Njė raport real ndaj njėmendėsisė sonė gjuhėsore, “Zėri ditor”, 21.11.2003.
81. 50 vjet studime albanologjike, “Epoka jonė”, 17-18.12.2003.
82. Leksikografia shqiptare nė rrethanat e reja, “Zėri ditor”, nė shtatė vazhdime, 25 shkurt deri 2 mars 2004.
83. Fjalor qė plotėson zbrazėti tė ndjeshme, “Koha ditore”, prill, 2004.
84. Trajtimi i fjalėformimit nė gjuhėsinė shqiptare, “Gjuha shqipe”, 2, 2004.
85. Kujtime historike, politike dhe autobiografike, “Koha ditore”, 10.7.2004.
86. Gjuha shqipe, kompjuteri dhe interneti, Koha ditore, 31.7.2004.
87. Njė fjalor i madh i fjalėve tė huaja – kėrkesė e ngutshme, “Koha ditore”, 21.8.2004.
88. Intelektuali nė njė kohė tipike komuniste, “Shekulli”, 22.5.2004.
89. Roman i veēantė me gjuhė tė veēantė, “Koha ditore”, 29.5.2004.
90. Gjuha standarde, zgjidhje e vetme pėr shqiptarėt, “Shekulli”, 24.8.2004.
91. Pėr njė qėndrim tė drejtė ndaj prurjeve tė reja nė gjuhė, “Zėri”, shtator, 2004.
92. Sqarim i problemeve kryesore teorike e praktike qė lidhen me sinoniminė leksikore shqipe, “Zėri”, 12.3.2005.
93. Njė fjalor i pasur dialektor (P.H., S.A. “Fjalor i shqipes sė Plavės dhe Gucisė”, T. 2004), “Koha ditore”, 25.6.2005.
94. Njė vepėr e madhe leksikografike (“Fjalori sinonimik i gjuhės shqipe”), “Shekulli” 4.3.2005.
95. Pėr njė leksikografi bashkėkohore, pėrmbledhje.
96. FGjSSh- bazė e mirė pėr njė fjalor tė derivacionit semantik, “Seminari pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare”, 2005.
97. Drejtshkrimi kompjuterik, megjithatė njė arritje e madhe, “Koha ditore”, 16.4.2005.
98. Si paraqitet kultura shqiptare nė internet, “Koha ditore”, 9.10.2004.
99. Vepra e Fishtės nė shembujt e paktė tė modelimit artistik tė historisė sonė, “Zėri”, 8.10.2005.
100. Pse dhe si ta lexojmė Fishtėn sot, “Shekulli”, 18.10.2005.
101. A i duhet Kosovės njė gjuhė e re letrare, “Shekulli”, 4.12. 2005, “Fakti”, 30.11.2005, “Epoka e re”, 30.11.2005.
102. Shqip nė Suedi (“Fjalori suedisht-shqip”), 11.11.2004.
103. Lehtėsia e padurueshme e reagimit, “Shekulli”, 15.12.2005.
104. Shqipja ne kontekstin e ri socio-gjuhėsor, “Dardania sacra”, 2004.
105. Shqipja – gjuhė e vogėl apo gjuhė e madhe? “Zėri”, 26.11.2005.
106. Anglishtja dhe shqipja, zgjerim i mjeteve shprehėse tė shqipes, “Zėri”, 17.12.2005.
107. Shqipja dhe rilatinizimi i shqipes, “Gjuha shqipe” 1, 2005.
108. Pėr njė korpus letrar dhe pėr njė korpus gjuhėsor nė internet, “Gjuha shqipe” 3, 2005.
109. Kultura gjuhėsore dhe terminologjia islame, “Tryeza shkencore”, AShAK, 16.11.2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim - Shefkije Islamaj....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Arti & Kultura :: Gjuha Shqipe-
Kėrce tek: