Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si te mbrohesh nga Hepatiti A

Shko poshtė 
AutoriMesazh
stargirl

stargirl


Female Numri i postimeve : 40
Age : 36
Vendodhja : dikund neper bote
Hobi : pc
Registration date : 09/03/2008

Si te mbrohesh nga Hepatiti A Empty
MesazhTitulli: Si te mbrohesh nga Hepatiti A   Si te mbrohesh nga Hepatiti A Icon_minitimeThu Mar 13, 2008 11:08 pm

Hepatiti A ėshtė njė sėmundje inflamatore e mėlēisė, e cila mund tė pėrhapet shumė lehtė.





Mėnyra mė e shpeshtė e transmetimit ėshtė nėpėrmjet ujit tė pijshėm, prandaj sėmundja merr lehtė pėrmasat e epidemisė. Mjekja gastro-hepatologe, Edlira Elezaj (Ibra), shpjegon se si shfaqet, cilėt janė faktorėt e riskut dhe si
mund tė mbrohesh nga kjo sėmundje:


Doktoreshė, ēfarė ėshtė hepatiti A?

Hepatiti A ėshtė njė sėmundje inflamatore e mėlēisė qė shkaktohet nga njė mikroorganizėm qė quhet virusi i hepatitit A.

Sa mund tė rezistojė nė ambientin e jashtėm ky virus dhe si mund tė aktivizohet?

Ky virus ėshtė termostatik, gjė qė do tė thotė se ai mbijeton deri nė njė muaj nė temperaturėn e ambientit. Ka njė rezistencė tė lartė ndaj dizifektantėve tė ndryshėm, sidomos atyre qė pėrdoren pėr dizifektimin e ujit tė pijshėm, prandaj rekomandohet qė klori tė jetė nė doza tė larta. Kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse epidemi tė ndryshme shkaktohen nga ndotja e ujit tė pijshėm. Ky lloj virusi ėshtė inaktiv nga rrezatimet ultraviolet, autoklavat (aparaturat qė pėrdorin dentistėt pėr dizifektimin e mjeteve tė punės), nga solucionet formaline.

Si transmetohet infeksioni nga virusi i hepatit A dhe sa ėshtė periudha e inkubacionit?

Infeksioni ėshtė mjaft i pėrhapur nė vendet nė zhvillim dhe transmetohet nėpėrmjet rrugės oro-fekale: duke pirė ujė apo ngrėnė ushqime tė ndotura me materiale fekale qė pėrmbajnė virusin. Pasi gėlltitet, virusi qė pėrthithet nga stomaku, arrin nė mėlēi nėpėrmjet gjakut, dhe riprodhohet nė qeliza hepatike. Ushqimet “mė tė rrezikshme” janė frutat e detit tė kontaminuara qė konsumohen nė gjalla dhe perimet e paziera dhe tė palara mirė. Burim tjetėr infeksioni ėshtė dhe kontakti direkt me personin e infektuar. Pėrhapja e sėmundjes lidhet me mungesėn e kushteve higjieno-sanitare tė popullatės. Periudha e inkubacionit ėshtė nga 15-20 ditė, deri nė njė muaj.

Sa kohė duhet pėr t’u shėruar nga hepatiti A? Cila ėshtė terapia mė e pėrshtatshme nė trajtimin e kėsaj sėmundjeje?

Pjesa mė e madhe e personave shėrohet brenda pak muajsh dhe lė njė imunitet permanent. Nuk ėshtė e rrallė qė infeksioni tė kalojė pa shenja tipike, dhe tė zbulohet rastėsisht nga analiza rutinė. Pėrsa i pėrket trajtimit, nuk ka specifik pėr hepatitin A. Pacientėt mbahen nė regjim shtrati pėr disa javė nga vendosja e diagnozės.

Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqen?

Kjo formė hepatiti ka njė ecuri mjaft tė mirė. Pacientėt arrijnė tė shėrohen plotėsisht brenda pak muajsh. Gjithsesi ndryshe nga format e tjera, hepatiti A nuk evoluon nė forma kronike dhe nuk jep dėmtime qė zgjasin pėr gjithė jetėn nė mėlēi. Nė raste shumė tė rralla, dhe nėse pacienti shfaq forma tė tjera hepatike, mund tė kalojė nė forma fulminante.

Si mund tė parandalohet?

Nė vija tė pėrgjithshme hepatiti A mund tė parandalohet duke respektuar kushtet higjieno-sanitare. Duke evituar konsumimin e perimeve dhe prodhimeve tė detit tė palara apo tė pagatuara mirė. Masė parandalimi tjetėr ėshtė konsumimi i ujit tė dizifektuar dhe shmangia e kontaktit me personat e infektuar.

shenjat

• dobėsi dhe kėputje trupore;

• tė pėrziera dhe tė vjella;

• dhimbje barku nė zonėn e mėlēisė;

• temperaturė;

• diarre;

• feēe nė ngjyrė tė bardhė;

• urinė e errėt;

• zverdhje e lėkurės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si te mbrohesh nga Hepatiti A
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Shkencat Ekzakte :: Mjekėsia-
Kėrce tek: