Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dhjetė veprimet qe dėmojne trurin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
stargirl

stargirl


Female Numri i postimeve : 40
Age : 36
Vendodhja : dikund neper bote
Hobi : pc
Registration date : 09/03/2008

Dhjetė veprimet qe dėmojne trurin Empty
MesazhTitulli: Dhjetė veprimet qe dėmojne trurin   Dhjetė veprimet qe dėmojne trurin Icon_minitimeThu Mar 13, 2008 11:16 pm

Shėndeti i mirė mendor nuk ėshtė diēka qė ju keni, por ėshtė ajo qė bėni. Qė tė jeni me shėndet tė mirė mendor, ju duhet ta vlerėsoni dhe pranoni vetveten. Kjo do tė thotė qė: Ju e respektoni dhe kujdeseni pėr veten tuaj. Ju e doni veten, nuk e urreni. Ju kujdeseni pėr shėndetin tuaj fizik. Hani mirė, flini mirė, ushtroni dhe bėni kėnaqėsi. E parashihni veten si person me vlerė sipas tė drejtės suaj. Nuk keni nevojė ta meritoni tė drejtėn e ekzistencės. Ju ekzistoni, prandaj keni tė drejtė pėr ekzistim. Gjykoni veten sipas standardeve tė arsyeshme. Mos e detyroni veten me qėllime tė pamundshme, si pėr shembull “Unė duhet tė jem i pėrsosur nė ēdo veprim” dhe mos e dėnoni veten nėse nuk ia arrini. Nėse ju nuk e pranoni dhe vlerėsoni veten, gjithmonė do tė frikėsoheni se njerėzit e tjerė nuk ju pranojnė. Qė t’i ndaloni njerėzit tė shohin se sa tė papranueshėm jeni, ju shkėputeni nga ata, kėshtu qė mbeteni gjithmonė tė frikėsuar dhe tė vetmuar. Nėse ju e vlerėsoni veten, nuk pritni pėr mospranimin e njerėzve tė tjerė. Nuk frikėsoheni nga njerėzit e tjerė. Ju mund tė jeni mendjehapur kėshtu qė tė kėnaqeni me marrėdhėnie tė mira njerėzore. Nėse e pranoni dhe e vlerėsoni vetveten, ju jeni nė gjendje tė ndiheni tė qetė dhe tė kėnaqeni pa ndjenjė faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini qė pa marrė parasysh sa e vėshtirė ėshtė situata juaj, ju mund ta pėrballoni. Se si e parashohim veten ėshtė e rėndėsishme pėr ēdo vendim tė marrė. Njerėzit qė e pranojnė dhe e vlerėsojnė vetveten e pėrballojnė jetėn.
Shqetėsimet mentale
Ne vuajmė nga shqetėsimet mentale nėse nuk e pranojmė dhe vlerėsojmė veten. Kėto mendime zakonisht vijnė qysh nga fėmijėria kur ne kemi vendosur se nuk jemi tė mirė dhe tė papranueshėm, pėrndryshe familja jonė nuk do tė na kishte trajtuar nė atė mėnyrė. Kjo e bėn shumė tė vėshtirė pėr ne t’i pėrballojmė vėshtirsitė dhe fatkeqėsitė qė hasim. Tė gjithė ne rritemi me ide tė caktuara se kush jemi, cila ishte dhe ēka do tė jetė jeta jonė dhe se ēfarė ėshtė bota. Kėto ide burojnė nga pėrvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerėz kur nuk mund t’i kenė pėrvojat e njėjta kurrė nuk mund t’i shohin gjėrat pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė. Idetė tona nuk janė aq tė sakta se ēfarė ėshtė duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori tė caktuara se ēfarė ndodh. Nėse ne rritemi duke besuar se bota ėshtė ajo se si e shohim, ne pastaj tronditemi shumė kur mėsojmė se gjėrat nuk janė ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mėparshme kanė qenė tė gabueshme. Kurdo qė hasim nė fatkeqėsi tė papritur, kur ndodhin mosmarrėveshje serioze, ne zbulojmė se jeta jonė nuk ėshtė ajo ēfarė kemi menduar por ēfarė jeta ėshtė nė tė vėrtetė. Si shumė amerikanė ndoshta ne kemi menduar se jeta ėshtė e sigurt dhe e qetė dhe pastaj kemi pėsuar sulm nga terroristėt. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmė jetėn me njė person tė veēantė, por ky person shkon nga ne apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nėse sillemi mirė asgjė e keqe nuk do tė ndodhė, por prapėseprapė ndodh. Kurdo qė kuptojmė se kemi bėrė gabim tė madh, ne fillojmė tė dyshojmė pėr ēdo vendim qė kemi marrė. Atėherė fillojmė tė ndihemi shumė tė dobėt. Ndihemi sikurse jemi duke u shkatėrruar, copėtuar, duke u zhdukur. Nėse ne e vlerėsojmė dhe pranojmė vetveten, ne kemi siguri nė veten tonė. Edhe nėse jemi tė frikėsuar ne e sigurojmė veten se kjo ndjenjė do tė kalojė dhe se mund t’i pėrballojmė vėshtirėsitė dhe ēdo gjė qė vjen. Nėse ne nuk e vlerėsojmė veten tonė dhe nuk ndihemi pozitiv, atėherė pason ndjenja e shkatėrrimit personal. Ne ndihemi tė fshirė dhe tė zhdukur si pika e ujit nė oqean. Kjo na bėn shumė tė tmerruar.
Ndihma
Pranoni se mund tė ndryshoni. Askush nuk mbetet i njėjtė, kėshtu qė ndryshoni pėr tė mirė. Ndryshimi mė i madh qė mund tė bėni ėshtė ta pranoni dhe vlerėsoni vetveten. Nėse e kaloni shumicėn e jetės suaj duke besuar se ju jeni tė papranueshėm dhe me pak vlerė ėshtė vėshtirė tė ndryshoheni, sepse tė gjitha idetė dhe mėnyrat e sjelljeve bazohen nė atė besim. Qėllimi ėshtė qė t’i thoni vetvetes: “Unė nuk e vlerėsoj veten shumė, por tani e mbas unė do tė sillem si shoku/shoqja mė e mirė pėr vetveten”. Unė do sillem mirė ndaj vetvetes, do tė kujdesem pėr vetveten dhe nuk do ta kritikoj ose ul poshtė veten time. Duke u sjellė me veten si shoku/shoqja mė e ngushtė, kjo do t’ju bėjė shokun mė tė mirė tė vetes. Ju duhet tė jeni tė kujdesshėm se si flitni me veten. Dėgjoni zėrin tuaj tė brendshėm. I shkruani gjėrat qė ju lėndojnė, gjėrat kritike qė ju thotė zėri juaj dhe pastaj mendoni pėr t’i thėnė vetes gjėra mė tė dashura dhe inkurajuese. Pėr shembull, nėse kur ju duhet tė bėni diēka dhe i thoni vetes se do tė dėshtoni, ju me siguri do tė dėshtoni. Ēfarėdo qė bėni, gjithmonė bėhet lėmsh. I shkruani kėto diku dhe pastaj shkruani: “Ju do tė mundoheni tė bėni diēka sa mė mirė qė mundeni”. Nuk ėshtė me rėndėsi nėse nuk e bėni atė punė nė mėnyrė tė pėrsosur, sepse kur bėni gabime gjė e mirė ėshtė qė ju mėsoni prej gabimeve. Filloni tė praktikoni t’i thoni vetes kėto dhe gjėra tė tjera inkurajuese. Pyeteni veten se nė ēfarė bazoheni kur supozoni idetė tuaja. A ėshtė e vėrtetė qė ēdokush nė botė ju urren, apo ēfarėdo qė keni bėrė e keni bėrė keq? A ėshtė vėrtet qė ēdo gjė e keqe qė ju ndodh ėshtė dėnim i asaj qė ju jeni tė ligj? Shikoni konsekuencat e ideve tuaja. Nėse ju nuk bėheni i/e afėrt me dikė sepse frikėsoheni se ata nuk do t’ju pranojnė, s’do tė thotė qė ju prapėseprapė do tė mbeteni tė vetmuar. Mundohuni ta gjeni mėnyrėn se si keni filluar tė mendoni se ju jeni i keq. A ėshtė kjo se prindėrit tuaj jua kanė thėnė gjithmonė? A ishit ju pėrnjėmend tė kėqinj, apo vetėm ata i kanė hedhur ndjenjat e tyre tė kėqija te ju? A jeni ju tė frikėsuar tė mendoni se prindėrit tuaj nuk kanė qenė tė pėrsosur? Asnjė prind nuk ėshtė i pėrsosur. Nėse i shkruani kėto gjėra ashtu shėnohen mendimet dhe ndjenjat jashtė vetes suaj dhe ju mund t’i shihni gjėrat mė qartė. Librat mund t’ju ndihmojnė. Mos lexoni libra vetėm pėr vetėndihmė, por edhe romane, poezi dhe biografi tė ndryshme.

10 veprimet dėmtuese
Mosngrėnia e mėngjesit – Njerėzit qė nuk hanė mėngjes do tė kenė sasi tė paktė tė sheqerit nė gjak dhe si rezultat i kėsaj truri nuk do tė ketė rezerva tė mjaftueshme ushqyese, prandaj shkaktohet degjenerimi i trurit.
Ngrėnia pa masė – Ky ves shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila tė shpie deri nė zvogėlimin e fuqisė mentale.
Pirja e duhanit – Shkakton tkurrje tė shumėfishtė tė trurit dhe tė shpie deri tė sėmundja e Alzheimerit( harresės).
Pėrdorimi i tepėrt i sheqerit – Pėrdorimi i tepėrt i tij, qoftė nė ngrėnie apo nė pije, pengon nė thithjen dhe pėrvetėsimin e proteinave dhe lėndėve tė tjera ushqyese, duke shkaktuar vėshtirėsi nė zhvillimin e trurit.
Ndotja e ajrit - Truri ėshtė njėri prej konsumatorėve mė tė mėdhenj tė oksigjenit nė organizmin tonė. Thithja e ajrit tė ndotur dobėson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogėluar efikasitetin e tij.
Humbja e gjumit – Truri si organ i brendshėm i njeriut ka nevojė pėr pushim. Pagjumėsia e madhe pėrshpejton vdekjen, mbarimin, e qelizave trunore etj.
Mbulimi i kokės pėrgjatė fjetjes – Tė mbulosh kokėn kur
je duke fjetur, ēon deri te shtimi i dioksidit tė K*rbonit dhe zvogėlim tė oksigjenit gjė qė shkakton dėmtimin e trurit.
Aktivizimi i trurit pėrgjatė sėmundjes – Puna e vėshtirė apo tė studiuarit gjatė sėmundjes tė shpie deri te zvogėlimi i efektshmėrisė sė trurit si dhe prishjen e tij.
Mungesa e mendimeve stimuluese – Tė menduarit ėshtė metoda mė efikase nė stėrvitjen e trurit tonė. Mungesa e mendimeve stimuluese nė tru shkakton tkurrjen e tij.
Tė flasėsh rrallė – Bisedat intelektuale do tė ndihmojnė qė truri tė jetė sa mė efikas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dhjetė veprimet qe dėmojne trurin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Shkencat Ekzakte :: Mjekėsia-
Kėrce tek: