Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Femijet, rritja dhe zhvillimi nga 1 deri ne 36 muajsh

Shko poshtė 
AutoriMesazh
stargirl

stargirl


Female Numri i postimeve : 40
Age : 36
Vendodhja : dikund neper bote
Hobi : pc
Registration date : 09/03/2008

Femijet, rritja dhe zhvillimi nga 1 deri ne 36 muajsh Empty
MesazhTitulli: Femijet, rritja dhe zhvillimi nga 1 deri ne 36 muajsh   Femijet, rritja dhe zhvillimi nga 1 deri ne 36 muajsh Icon_minitimeThu Mar 13, 2008 11:17 pm

Ndėrsa rritja ka tė bėjė me zmadhimin progresiv tė masės qė njė bebe arrin pėrgjatė periudhave tė caktuara, zhvillimi ėshtė fitimi dhe pėrmirėsimi gradual i funksioneve motorike dhe mendore. Ndarjet janė bėrė nė mėnyrė tė kėtillė, pasi bebet mund t'i fitojnė aftėsitė e pėrmendura mė lart njė apo dy muaj mė herėt apo mė vonė dhe kjo nuk do tė thotė se ata nuk po rriten dhe zhvillohen normalisht. Po ashtu, duhet pasur parasysh se bebet qė lindin para kohe kanė nevojė pėr mė shumė kohė pėr rritjen e tyre; meqė kanė lidhur para kohe, disa prej sistemeve tė tyre janė mė pak tė zhvilluara.

1 DERI 3 MUAJSH

Muaji i parė i jetės ėshtė njė periudhė pėrshtatjeje me realitetin e tyre tė ri. Bebet shikojnė fytyrat e prindėrve dhe i vėshtrojnė nė sy. Kjo periudhė fillon me tė ashtuquajturėn "buzėqeshje shoqėrore", tė cilėn e lėshojnė kur shohin prindėrit apo kur prindėrit u flasin atyre. Nėse u vihet gishti nė dorė, bebet do ta shtrėngojnė dhe nuk do ta lėshojnė pa vullnetin e tyre. Gjatė muajit tė dytė dhe tė tretė, fillojnė tė grenė kokėn, qė e mbajnė lart tė palėkundur. Ato fillojnė tė belbėzojnė apo tė artikulojnė tinguj. Mund tė mbajnė objekte me tė dyja duart apo tė ndjekin me sy objekte qė lėvizin. Gjithashtu mund tė shohin duart e tyre.
4 MUAJSH

Bebet ka shumė tė ngjarė tė ndjekin objekte me sy, tė pėrpiqen t'i kapin dhe t'i fusin nė gojė. Gjithashtu belbėzojnė vazhdimisht dhe me gėzim. Ato mund tė kontrollojnė lėvizjen e kokės. Nėse janė shtrirė me shpinė, pėrpiqen tė ndėrrojnė pozicion duke u rrotulluar dhe nėse janė shtrirė me bark, do tė mbėshteten me krahė pėr tė ngritur kokėn. Nė fund tė muajit, mund tė stimulohen duke i mbėshtetur nė njė jastėk, nė mėnyrė qė muskujt e shpinės tė forcohen dhe mė nė fund tė qėndrojnė vetė.


5 DERI 7 MUAJSH

Gjatė muajit tė pestė, bebet fillojnė tė qėndrojnė ndenjur jo vetėm duke pushuar me kėrdhokull, por edhe me krahė, njė pozicion i njohur si trekėmbėsh. Ndėrsa mėsojnė tė kenė vetėbesim dhe muskujt e tyre forcohen, dalėngadalė do tė ulen nė pozicionin vertikal. Kjo ėshtė gjithashtu periudha kur fillojnė tė hanė ushqim tė butė, jogurt etj. Mes muajit tė gjashtė dhe tė tetė, u dalin dhėmbėt qendrorė tė poshtėm. Pėrgjatė muajit tė shtatė bebet kanė fituar aftėsinė tė kalojnė njė objekt nga njėra dorė nė tjetrėn dhe fillojnė tė imitojnė tinguj. Pėr sa i pėrket gjuhės, ata flasin dyrrokėsha (ba-ba, da - da).

8 MUAJSH

Gjatė kėtij muaji, bebet tregojnė se janė tė aftė t'i lėvizin duart mė lirshėm. Fillojnė tė godasin objekte nė tryezė dhe pėlqejnė t'i hedhin ato nė dysheme. Kur objektin e kanė larg, do tė zgjaten ta kapin. Ato qėndrojnė ndenjur pa mbėshtetje dhe mund tė mbajnė shishen e qumėshtit. Pėrgjigjen kur i thėrrasin me emėr dhe thonė ma dhe ba. Gjatė kėtij muaji bebet mund tė mos duan tė ndahen nga nėna. Edhe ato qė janė mėsuar tė qėndrojnė pa nėnat pėr pak kohė, tregojnė ndjenja tė forta pakėnaqėsie nė praninė e tė huajve (babai dhe nėna janė tė vetmit njerėz qė njohin). Kjo mund tė rezultojė nė njė gjendje tė fortė angėshtie dhe parehatie. Dhėmbėt e sipėrm qendrorė u dalin mes muajit tė 8-tė dhe tė 10-tė.

9 DHE 10 MUAJSH

Bebet fillojnė tė fitojnė lėvizshmėri. Fitojnė siguri tė zvarriten lirshėm dhe kėrkojnė zona ku tė gjejnė mbėshtetjen pėr t'u ngritur. Fillojnė tė bėjnė gjeste dhe pėrdorin duart pėr t'i pėrplasur dhe pėr tė pėrshėndetur. Aftėsia e tyre e re ėshtė mbajtja e objekteve tė vogla me tė ashtuquajturat "piskatore", qė formohen me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Ato shkojnė pas objekteve qė kanė hedhur vetė, edhe nėse ato janė prapa tyre. Mund tė njohin persona jashtė familjes dhe tė kujtojnė situata me ta. Mėnyra si reagojnė ndaj ēdo situate varet nga kėnaqėsia qė kanė marrė (apo nuk kanė marrė) nga ajo situatė. Gjatė muajit tė 10-tė fillojnė t'u dalin dhėmbėt e sipėrm anėsorė. Bebet mund ta njohin veten para pasqyrės dhe vazhdojnė tė pėrsėrisin fjalė tė thjeshta si ma, ba, tata.

12 MUAJSH

Bebet ecin me pak ndihmė, duke pėrdorur duart e tė rriturve pėr tė ruajtur ekuilibrin. Ata fillojnė tė ndihmojnė nėnat e tyre, kur ato i veshin, dhe fillojnė tė ndjekin urdhra tė thjeshta. Gjithashtu mund tė pėrdorin gishtat pėr tė treguar objektet qė duan. Nėse u jepen dy kuba, ato mund t'i ngrenė njėri pas tjetrit. Ato pėlqejnė tė kapin njė objekt qė ka rėnė pėrtokė apo tė kėrkojnė njė qė u ka humbur nga sytė. Kanė mė shumė parapėlqime dhe mospėlqime dhe e dinė se ēfarė duan dhe ēfarė nuk duan, si dhe ēfarė qėndrimi tė mbajnė nė varėsi tė situatės. Po ashtu, mund tė njohin tė afėrmit nė fotot qė shohin. Nė moshėn 1-vjeēare bebet do tė kenė tetė prej njėzet dhėmbėve tė qumėshtit, meqė gjatė muajit tė dymbėdhjetė do t'u dalin dhėmbėt e poshtėm anėsorė.

MES MUAJIT TĖ 13-ė DHE 15-tė

Bebet tashmė ecin pa ndihmė. Fjalori i tyre ėshtė zgjeruar dhe pėrdorin shumė fjalė, edhe pse njė e nga njė; ato ende nuk dinė si tė formulojnė njė fjali, por edhe nėse e bėjnė, fjalia nuk pėrmban mė shumė se dy fjalė. Ato mbledhin sė bashku tė gjitha objektet me tė cilat luajnė dhe i bėjnė grumbull. Nėse u jepet njė laps dhe njė copė letėr, fillojnė tė vizatojnė viza. Duket se janė tė interesuara nė atė qė hanė, duke treguar kėnaqėsi nė fytyrė dhe duke bėrė shenja kundrejt asaj qė pėlqejnė dhe duke refuzuar fuqishėm ato qė nuk pėlqejnė. Mund tė tregojnė dhe mund tė emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Gjatė kėsaj kohe, goja e tyre do tė forcohet me 4 dhėmbė tė rinj: paradhėmballėt e para.

18 MUAJSH

Fėmijėt fillojnė tė flasin mė rrjedhshėm. Tashmė dinė mes pesėmbėdhjetė dhe njėzet fjalėve dhe formojnė fjali jo mė tė gjata se dy fjalė. Po ashtu, fillojnė tė hanė vetė dhe ndihmojnė kur i veshin. Nėse u jepen kube pėr tė luajtur, ato ngrenė njėri pas tjetrit vetėm tre apo katėr prej tyre. Gjithashtu fillojnė tė kėrkojnė gjėra duke pėrdorur emrat pėrkatės. Njėra prej lodrave me tė cilėn luajnė bėhet mė e parapėlqyera dhe ato tregojnė pėrkujdesjen dhe pėlqimin e tyre ndaj saj. Nė tė njėjtėn kohė fillojnė tė tregojnė dashurinė e tyre ndaj njerėzve qė u qėndrojnė afėr. Ndėrkaq mund tė ecin sė prapthi dhe tė hedhin njė top. Mes moshės 1 vjeē e gjysmė dhe 2-vjeēare, atyre do t'u kenė dalė tė gjithė dhėmbėt e qumėshtit, meqė tani janė shfaqur edhe katėr dhėmbėt e qenit.

24 MUAJSH

Bebet 2-vjeēare janė shumė tė lėvizshme. Meqė kjo ėshtė koha kur mėsojnė tė koordinojnė kėmbėt pėr t'i ngritur lart dhe pėr t'i ulur poshtė, duhet tė tregohet shumė kujdes, sepse pėlqejnė shumė ta bėjnė kėtė dhe do ta provojnė sa herė qė shohin njė shkallė. Fjalori i tyre ėshtė mė i gjerė dhe mund tė formulojnė fjali me deri nė tri fjalė, edhe pse ende nuk pėrdorin shumė folje; nėse e bėjnė kėtė, do tė ngatėrrojnė kohėt. Ata mund tė thonė emrin e tyre dhe mund tė njohin, tė tregojnė dhe tė emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Mund tė ndėrtojnė njė kullė me 6 kuba. Nga ky ēast dhe deri nė 2 vjeē e gjysmė, ata do tė kenė pėrfunduar procesin e dhėmbėzimit me katėr dhėmballėt e dyta. Kėta njėzet dhėmbė tė qumėshtit do t'i kenė derisa tė mbushin pesė apo gjashtė vjeē, atėherė kur tė fillon zėvendėsimi me dhėmbėt e pėrhershėm.

30 MUAJSH

Bebet janė shumė tė afta tė koordinojnė lėvizjet, veēanėrisht me gjymtyrėt e poshtme. Kjo mund tė shihet kur kėrcejnė me tė dyja kėmbėt njėherėsh dhe kur godasin njė top qė u pasohet. Kėtė e bėjnė aq shpesh sa kėto lojėra do tė bėhen tė parapėlqyerat e tyre. Ndėrkaq fillojnė tė heqin viza nė copa letre me lapsa tė ndryshėm, qė i zgjedhin vetė, ngaqė tashmė dinė t'i dallojnė ngjyrat e ndryshme. Kjo aftėsi e re pėr tė koordinuar lėvizjet bėn qė bebet tė hanė dhe tė vishen vetė.

Kur i pyesin, ato mund tė thonė emrin, moshėn dhe mund tė dallojnė gjininė e tyre. Po ashtu, fillojnė tė formojnė fjali tė gjata dhe tė njohin kafshėt dhe objekte tė ndryshme kur shfletojnė libra, njė tjetėr veprimtari qė ato e pėlqejnė shumė.

36 MUAJSH

Nė kėtė kohė, bebet bėhen fjalamanė tė vėrtetė. Formulojnė fjali me katėr apo pesė fjalė, pasi mund tė thonė mes tridhjetė deri pesėdhjetė fjalėve, edhe pse mund tė marrin vesh dhe tė dinė kuptimin e dyqind apo treqind fjalėve. Tanimė fillojnė tė ngasin njė biēikletė me tri apo edhe njė biēikletė tė vogėl me dy , pėr sa kohė qė janė nėn vėzhgimin e tė rriturve. Ato pėrshkruajnė menjėherė vizatimet apo situatat nga librat qė u lexohen. Kur u jepet njė laps dhe njė copė letėr, mund tė zbatojnė udhėzime tė thjeshta, si pėr shembull tė vizatojnė brenda apo jashtė vizave dhe, nėse kanė njė model, mund tė kopjojnė simB*l*t e njė rrethi (O) dhe njė kryqi (X).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Femijet, rritja dhe zhvillimi nga 1 deri ne 36 muajsh
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Shkencat Ekzakte :: Mjekėsia-
Kėrce tek: