Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lind pa qiellzėn e gojės, ushqehet nga zgavra e hundės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
stargirl

stargirl


Female Numri i postimeve : 40
Age : 36
Vendodhja : dikund neper bote
Hobi : pc
Registration date : 09/03/2008

Lind pa qiellzėn e gojės, ushqehet nga zgavra e hundės Empty
MesazhTitulli: Lind pa qiellzėn e gojės, ushqehet nga zgavra e hundės   Lind pa qiellzėn e gojės, ushqehet nga zgavra e hundės Icon_minitimeThu Mar 13, 2008 11:19 pm

Pacientja 3-muajshe Ivana ka lindur me defekt, ē'ka e bėn tė pamundur ushqyerjen e saj nė mėnyrė normale. Peshon vetėm 3 kilogram e gjysėm

Nuk ka mundur tė ushqehet kurrė si gjithė fėmijėt e tjerė. Ivana 3-muajshe ka lindur me njė defekt tepėr tė rrallė, dhe pikėrisht pa qiellzėn e gojės, ēka e bėn tė pamundur ushqyerjen e saj nė mėnyrė normale. Pėr shkak tė kėsaj, qumėshtin ėshtė e detyruar ta marrė pėrmes njė aparature nė tė cilėn lidhet njė tub qė pėrcjell qumėshtin dhe medikamentet nga zgavra e hundės, deri nė fyt. Por problemi i saj nuk mbaron kėtu pasi defekti i lindur e ka lėnė atė vetėm 3 kg e gjysmė, edhe pse ėshtė 3-muajshe dhe duhej tė kishte tė paktėn dyfishin e kėsaj peshe. Sipas doktoreshės, Luljeta Mati, pranė Pediatrisė sė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", Ivanės mund t'i korrigjohet defekti me anė tė njė ndėrhyrjeje kirurgjikale por kjo mund tė realizohet vetėm kur ajo tė jetė 14-muajshe dhe tė peshojė minimumi 8 kilogram, mision i cili duket tepėr i vėshtirė. Por si tė mos mjaftonin kėto, nėna e vogėlushes, Ornela Dollapaj pohon se gjendja e saj ekonomike ėshtė tepėr e vėshtirė dhe e ka tė pamundur tė sigurojė qumėshtin dhe medikamentet qė i nevojiten.

Defekti

Ardhja nė jetė e bebes Ivana ka qenė gėzimi i parė pėr familjen Dollapaj, por ky gėzim do tė venitej pasi tė merrnin vesh se Ivana nuk do tė mund tė ushqehej kurrė nga gjiri i nėnės sė saj. Megjithatė, mami Ornela tregon se kanė shpresa qė Ivanės t'i korrigjohet defekti dhe tė jetojė si gjithė fėmijėt e tjerė. "Mjekėt e kuptuan qė kur lindi, se vajza kishte lindur pa qiellzėn e gojės dhe kjo nuk do ta lejonte atė tė ushqehej nga gjiri im e as me biberon normal, siē ushqehen tė gjitha bebet e tjera",- thekson mami Ornela, e cila ėshtė vetėm 20-vjeēe. Ajo pohon se Ivana ka lindur 2 kilogram e gjysėm dhe pas 3 muajsh ajo ka shtuar vetėm 1 kilogram dhe kjo pikėrisht pėr shkak tė defektit qė ka dhe qė e pengon pėr t'u ushqyer nė mėnyrė normale. Nė fillim bebja ėshtė ushqyer me anė tė njė biberoni tė veēantė por edhe kjo nuk i ka bėrė punė, pasi goja e saj ėshtė tepėr e vogėl pėr ta mbajtur dhe, edhe atė pak qumėsht qė pinte, e villte. Tashmė trishtohet, kur shikon qė vajza e saj ushqehet nė njė mėnyrė qė kurrė nuk do ta kishte imagjinuar. "Ushqimin nė spital e merr me anė tė kėsaj aparature dhe tubin qė shikoni, i kalon nga zgavra e hundės deri nė fyt, nė mėnyrė qė qumėshti t'i pėrcillet deri nė bark",- thotė mami Ornela. Megjithatė, Ornela, me shpresėn qė i kanė dhėnė mjekėt, ėshtė tepėr optimiste qė bebja e saj do ta kalojė kėtė situatė. Madje ajo e shikon vajzėn e saj si tepėr tė shkathėt pėr moshėn qė ka. "Ivana ėshtė tepėr e dobėt pėr shkak tė defektit me tė cilin ka lindur por ajo ėshtė e shkathėt dhe habitesh kur e shikon qė lėvizjet e saj janė tė shpejta. Ajo ka mundur ta heqė vetė edhe tubin me tė cilin merr ushqimin nė spital",- pohon Ornela. Ndėrkohė ajo tregon se prej njė muaji ėshtė e shtruar nė Pediatrinė e QSUT-sė pasi mungesa e ndihmės sė mjekėve do ta rrezikonte seriozisht vajzėn e saj. Kėshtu, Ivanės i ėshtė dashur tė jetojė mė shumė nė spital, se nė shtėpinė e saj. Nė fakt, ajo duket njė bebe tepėr e rrallė pasi tė habit me shkathtėsinė e saj, edhe pse ėshtė shumė e vogėl pėr moshėn qė ka. Tė ndjek me sy sapo i afrohesh dhe tė qarat e saj dėgjohen tepėr rrallė, edhe pse ato janė K*rakteristike pėr bebet 3-muajshe. Tashmė tė gjithėve nuk u mbetet gjė tjetėr, vetėm tė shpresojnė qė ajo tė shtojė nė peshė dhe tė pėrballojė operacionin pėr t'i korrigjuar defektin e lindur".

2 kilogram e gjysėm ka lindur pacientja Ivana Dollapaj

3 kilogram e gjysėm peshon aktualisht pacientja 3-muajshe

8 kilogram duhet tė jetė pacientja pėr t'iu nėnshtruar operacionit

14 muajshe duhet tė jetė pacientja qė t'i nėnshtrohet operacionit

Prindėrit e pacientes falėnderojnė mjekėt qė kanė dhuruar vetė gjak pėr Ivanėn. Mjekėt: Duhen plotėsuar parametrat, qė tė bėhet operacioni

Mjekėt: Ky ėshtė njė defekt tepėr i rrallė

Pediatria ėshtė bėrė si shtėpi pėr Ivanėn 3-muajshe dhe prindėr tė dytė duket se janė bėrė mjekėt. Mjekėt pohojnė se ky ėshtė njė defekt tepėr i rrallė dhe qė Ivana t'i nėnshtrohet operacionit, duhet tė arrijė peshėn dhe tė mos ketė probleme tė tjera, nė mėnyrė qė tė pėrballojė ndėrhyrjen kirurgjikale. "Ėshtė njė fėmijė tepėr vital, qė po mbahet nėn mbikėqyrje korrekte nga mjekėt dhe shpresojmė qė ajo do ta kalojė kėtė problem",- pohon doktoresha qė e ka ndjekur, Luljeta Mati, duke shpjeguar se defekti nė gjuhėn mjekėsore quhet "Maloformacion kongonital". Sipas saj, ky defekt ka tė bėjė pikėrisht me dėmtim tė qiellzės sė gojės ē'ka e bėn tė pamundur ushqyerjen e saj nė mėnyrė normale. "Kjo ka sjellė edhe kėtė situatė me beben, duke e lėnė atė nė njė peshė tepėr tė vogėl pėr shkak tė kequshqyerjes, ē'ka i ka sjellė asaj edhe komplikacione tė tjera",- pohon Luli Mati. Sipas saj, defekti i Ivanės mund tė korrigjohet por vetėm nėse ajo arrin peshėn normale dhe nuk ka probleme tė tjera. Pesha e Ivanės, nė mėnyrė qė tė pėrballojė operacionin, duhet tė jetė tė paktėn 8 kilogram, deri kur tė bėhet 14-muajshe. "Pėrveē peshės, pacientja nuk duhet tė ketė as probleme tė tjera, si anemi, bronkopneumoni dhe anomali tė tjera, pasi kjo do ta bėnte tė pamundur qė ajo tė pėrballonte ndėrhyrjen kirurgjikale",- shpjegon doktoresha, duke shtuar se kjo ėshtė edhe arsyeja qė Ivana mbahet nėn mbikėqyrjen e mjekėve. Ndėrkohė, prindėrit e Ivana Dollapajt falėnderojnė bluzat e bardha pėr ndihmėn maksimale qė i kanė dhėnė fėmijės sė vetme tė tyre, pasi ata nuk kanė kursyer as gjakun e tyre, duke i dhuruar asaj 2 herė gjak. Sipas mami Ornelės, foshnja e saj ka grup gjaku tė rrallė dhe kur ajo kishte nevojė pėr transfuzion, doktoreshat dhuruan gjak pėr tė pasi kishte mungesa nė bankėn e gjakut. "Doktoreshė Rajmonda i dhuroi 2 herė brenda javės gjak Ivanės sepse ajo ishte me anemi dhe nuk po gjenim dhurues pėr tė. E falėnderojmė nga zemra doktoreshė Rajmondėn dhe tė gjithė mjekėt qė po mė mbajnė nė jetė foshnjėn time tė vetme",- pohon Ornela Dollapaj, duke shtuar se lutet gjithmonė qė vajza e saj tė jetojė e tė bėhet mirė si tė gjithė fėmijėt e tjerė.

e.bardhi

Prindėrit bėjnė apel pėr tė ndihmuar financiarisht foshnjėn e tyre

Ivana 3-muajshe ka lindur me njė defekt tė rrallė, por asaj i duhet tė vuajė edhe varfėrinė e prindėrve tė saj. E ndėrsa nuk ka mundur tė ushqehet kurrė nga gjoksi i nėnės sė saj, kjo e fundit pohon se e kanė tepėr tė vėshtirė t'i sigurojnė asaj ushqimin special pėr ta mbajtur nė jetė. "Me qumėshtin e vajzės dhe medikamente tė tjera, shpenzoj afėrsisht 100 mijė lekė nė muaj (tė vjetra) dhe e kam tė pamundur pėr t'i siguruar ato gjithmonė",-pohon Ornela Dollapaj, e cila thekson se vetė ajo dhe bashkėshorti janė tė papunė. Sipas saj, janė tė afėrmit e tyre qė i ndihmojnė sadopak pėr tė pėrballuar shpenzimet, por kjo ėshtė e pamjaftueshme. "Mė vjen keq, qė foshnja ime nuk mundi kurrė tė ushqehet me qumėshtin e nėnės sė saj, por edhe pėr ushqimin qė mė duhet t'ia blej, gjendem pėrpara vėshtirėsive sepse asaj i duhet gjithmonė qumėsht special pėr tė shtuar nė peshė",- thotė mami Ornela. Sipas saj, mjekėt e kanė rekomanduar qė qumėshti tė jetė i pėrbėrė sipas formulave tė caktuara dhe me proteina, i cili ėshtė i kushtueshėm. "Shpresoj qė dikush tė lexojė apelin tim dhe tė na ndihmojė sadopak, pėr tė pėrballuar shpenzimet e foshnjės time tė vetme",- thotė Ornela me njė vėshtrim tė trishtueshėm, qė i lexohet lehtė nė fytyrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lind pa qiellzėn e gojės, ushqehet nga zgavra e hundės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Shkencat Ekzakte :: Mjekėsia-
Kėrce tek: