Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Interviste e Meksit ne Gazeten Shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoSsI

BoSsI


Numri i postimeve : 24
Registration date : 10/03/2008

Interviste e Meksit ne Gazeten Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Interviste e Meksit ne Gazeten Shqiptare   Interviste e Meksit ne Gazeten Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 15, 2008 10:17 pm

Ermelinda Meksi tregon se pse pranoi qė tė kandidonte pėr Kryeministre. Ajo shpjegon tė gjitha arsyet qė e detyruan tė merrte kėtė vendim pėr njė detyrė qė nuk e cilėson aspak privilegj. "Propozimi ėshtė njė sakrificė prej martiri pėr mua", thotė ajo nė intervistėn pėr Gazetėn.

A mund tė quhet Ermelinda Meksi njė kandidaturė preferenciale e kryetarit tė PS-sė, Fatos Nano?
Pėr hir tė transparencės dhe informimit tė opinionit publik, i cili mė shumė se sa me zhvillimet brenda Partisė sonė, ėshtė ushqyer sė fundi me informacione spekulative lidhur me kandidimin tim, dėshiroj tė sqaroj se, tė mėrkurėn e kaluar kryetari i Partisė Socialiste, z. Fatos Nano mė thirri pėr tė mė propozuar detyrėn e vėshtirė tė kandidates pėr kryeministėr. Nė impulsin e parė, e refuzova propozimin, pasi e gjykova disi tė vonuar nė kohė dhe tė vėshtirė pėr t'u pranuar nė gjendjen ku ndodhej e ndodhet PS dhe nė gjendjen e krizės energjetike tė vendit. Gjithėsesi, i kėrkova Kryetarit tė Partisė tė mos e komentonte propozimin e bėrė dhe kjo ėshtė arsyeja qė kandidatura ime nuk ėshtė lanēuar instituci-onalisht,(nė konferenca pėr shtyp,gazeta, televizione) dhe kjo ka sjelljet pėrkatėse nė media. Tė nesėrmen, Nano, nė prani tė grupit moderator qė po punonte pėr zgjidhjen e krizės, ka kėmbėngulur nė kėtė propozim duke dhėnė argumente bindėse nė favor tė tij E konsiderova detyrė dhe fort tė rėndėsishme madje, e megjithese akoma hezituese, vendosa ta pranoj. Ne rast se kontributi im modest do t'i shėrbente sadopak evitimit tė krizės nuk mund tė shmangesha, por ama do tė vendosja njė kusht..


Ēfarė kushti zonja Meksi?.
Qė tė luftoj pėr tė zgjidhur krizėn e vendit dhe krizėn e P.S, pėr ta pranuar pra detyrėn e kryetarit tė qeverisė, mė nevojitet me prioritet konsensusi i tė gjithėvė brenda nesh. Sa pėr kandidaturėn preferenciale tė z. Nano, mjafton t'ju kujtoj qė pas kongresit tė fundit tė Partisė Socialiste kur z. Nano u rizgjodh kryetar kandidatura e tij preferenciale ju e dini ishte z. Meta ashtu sikurse nė listėn e tij pėr Kryesinė e partisė ishin tė tjerė njerėz, midis tyre edhe z. Meta ndėrsa unė jo. Unė u zgjodha nga njė grup tjetėr mbėshtetėsish nė PS dhe kjo mungesė preference ndodhte nė kushtet kur unė isha kandidatja mė e votuar e kongresit.


Atėherė si e shpjegoni qė Ju, e mbiquajtura nga tė huajt "Zonja e pathyeshme", propozoheni nga Kryetari i Partisė?
Ndoshta se jam vėrtet e "pathyeshme" (Qesh). Ndoshta se nuk mund tė jem "kukull" apo fasadė. Porse, jam e bindur nė fakt se nuk mund t'ia dalėsh dot politikės po tė mos jesh "e pathyeshme", nuk mund tė shkosh nė ēdo cep tė Shqipėrisė po tė mos jesh e tillė, nuk mund tė zgjidhesh deputete nė mėnyrė tė pėrsitur nė Tiranė ku nuk kanė pranuar tė kandidojnė as disa burra,, tė cilėt, edhe sot, pėr hir tė karakterit tė tyre maskilist nuk e honepsin dot dhe nuk e pranojnė kandidimin e njė gruaje pėr Kryeministre.


Nuk qe e lehtė tė pranonit propozimin, sigurisht. Si evoluan tėrė kėto gjendje te Ermelinda Meksi, mėdyshje, refuzim kėmbėngulės dhe mė nė fund pranim?
Tė tri gjendjet qė ju pėrmendni janė rrjedhojė dhe reflektim Injė pėrgjegjėshmėrie politike, e cila mė karakterizon qė ditėn e parė tė pjesmarrjes sime nė politikė. Qė nga e merkura e kaluar e deri me sot, njerėz tė thjeshtė mė kanė bėrė tė ndjejė jo vetėm pėrgjegjėsi tė madhe pėr atė ēka mė propozohej, porse edhe njė besim qė sa vinte e rritej brenda meje se, ekzistonte tek unė njė force dhe energji, tė cilen, nė shumė raste kur ma pėrmendnin sidomos partnerėt tanė tė huaj, nuk e kam konsideruar por qe do tė mė ndihmonte ta pėrmbushja detyrėn. Nuk e ekzagjeroj po tė them se nė ēastet e para e kam konsideruar propozimin si njė sakrificė martiri pėr mua.


A nuk ekzagjeroni kur flisni pėr njė sakrificė martiri?
Aspak. Nuk dua tė flas kėtu as pėr gjendjen e rėndė tė krizės energjitike, as pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet P.S, por pėr diēka njerėzore dhe, ju lutem, tė mė kuptoni se ky dimension ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr njeriun. Do tė mė duhet ta braktis nė njė farė mėnyre,me shume se deri me sot, djalin tim te shtrenjtė per te permbushur atė qė mė kėrkojnė njerėzit e thjeshtė: Prano detyrėn dhe na bėj, tė shpresojmė.


Nga ana tjetėr, dėshėroj tė jem e sinqertė me njerėzit dhe t'ju tregoj se ishte edhe diēka tjetėr qė ndihmoi nė vendimin qė mora. Ishte konferenca e shtypit e z. Meta,gjate propozimit te Majkos, i cili na kujtoi se ėshtė vlerė, natyrisht, mosshmangjia ndaj pėrgjegjėsive, se ėshtė njė karakteristikė shumė e vyer kjo dhe qė trokiti fort nė ndėrgjegjen time prej politikaneje, e cila hyri nė radhėt e P.S nė ditėt e saj mė tė vėshtira.


Mė falni zonja Meksi, a mund tė konsiderohet privilegj njė detyrė e tillė? Folėt pėr mbėshtetjen apo nxitjen, qė ju erdhi nga njerėzit e thjeshtė, po kolegėt tuaj, ē'qėndrim mbajtėn ata?
Pėr fat tė keq, ndodhi qė disa kolegė a shokė tė mi ndėrprenė rrugėt e komunikimit me mua, pasi mendoj se , ndoshta, e konceptuan propozimin e bėrė nga zoti Nano si privilegj pėr mua apo thjeshtė si njė preferencė tė tij, gjė qė as ata vete nuk e besojne si te tille, por qė ka ardhur natyrshem si shprehje e mosmarrveshjeve qe ka sot ne PS. Nuk mund tė jetė privilegj tė marrėsh pėrgjegjėsi kaq tė rėnda nė ditė si kėto tė sotmet kur kemi krizė energjitike, kur opozita vjen nė Kuvend shumė e motivuar, kur sindikatat kanė dalė nė rrugė, kur raportet me institucionet ndėrkombėtare tronditen pėr shkak se vendi eshte pa Qeveri dhe kur raporti qė vjen nga BE ėshtė tepėr kritik pėr rrugėn e reformave dhe kur imazhi i vendit, pėr tė gjitha arsyet e sipėrpėrmendura, ka rėnė ndjeshėm. Megjithatė, fola pėr motivimet qė kam pėr ta pranuar detyrėn dhe qė u shtohet edhe aspirata e opinionit intelektual, nxitja pėr t'i dhėnė vlera shoqėrisė shqiptare.


Do tė desha znj. Meksi t'ju bėja njė pyetje indiskrete. Sa e pasur jeni?
Shumė, nėse bėhet fjalė pėr pasuri shpirtėrore. (Qesh) E di se ē'pėrgjigje kėrkoni. E kam tė deklaruar me kohė pasurinė time si politkane qė jam. Eshtė nga aktivitetet e ligjshme, qe mė lejojne luksin e tė qenit vetja ime, e mbrojtjes sė parimeve tė mia, e pėrmbushjes me ndershmėri tė detyrės, e shmangies sė rrezikut tė shitjes apo te tundimit nga materialja.


Pėrmendėt mė sipėr maskilizmin. Sa mund tė ndikojė kjo nė konkurimin e sotėm nė KPD?
Nė shoqėrinė shqiptare pėr fat tė keq vazhdon tė ketė shumė politikanė qė i karakterizon maskilizmi por unė mendoj se kjo ėshtė njė fazė e kapėrcyer tashmė. Kam qene pėr konsesus real nė zgjedhjen e kandidatit, sepse eksperienca e zgjedhjes sė kryeministrit me votim deri me sot ka krijuar debate shterpe dhe ndarje brenda PS nė raport me vlerat e kandidatėve. Prandaj ne sot mė shumė se kurrė kemi nevojė pėr kandidatura konsensuale qė bashkojnė gjithė vlerat e shoqėrisė shqiptare gje qe e vertetoi mbledhja e fundit e Kryesise ku te tre kandidaturat tashme publike dolen me consensus. Unė vleresoj dhe kam besim se ky vend behet dhe do te behet patjeter vetem nga ne shqiptaret..


Ne media fitet se edhe Ju mund te terhiqeni zonja Meksi. Cili eshte komenti juaj?
Gjithēka varet nga mėnyra se si do tė procedohet nė K.P.D. Nė rast kontestimi dhe votimi jotransparent dhe jostatutor, mė lind e drejta nė pėrputhje me integritetin tim moral tė refuzoj kandidimin.Do tė ishte aventurė po tė pėrballohej kjo situate me kontestime apo mungesė transparence ende pa filluar gara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Interviste e Meksit ne Gazeten Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KODIKET SHQIPTARE
» Organizimi kishtar i trevave shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Aktualiteti Shqiptar-
Kėrce tek: