Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHME

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoSsI

BoSsI


Numri i postimeve : 24
Registration date : 10/03/2008

RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHME Empty
MesazhTitulli: RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHME   RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHME Icon_minitimeSat Mar 15, 2008 10:23 pm

Kushtet natyrore
Tabloja mjaft e larmishme e kushteve natyrore pėrcaktoi nė njė shkallė tė madhe ndarjen e trevave shqiptare nė disa rajone bujqėsore me drejtime e karakteristika tė ndryshme tė prodhimit.
Dallohej pa dyshim nė kėtė drejtim ajo qė historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, e quan "fusha ilirike" dhe qė njėsohej me ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqėsore dhe qytetet ndėr mė tė begatat e Shqipėrisė mesjetare. Kėto vise ofronin kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e njė bujqėsie intensive dhe pėr zbatimin e njė agroteknike tė pėrparuar. I tillė ishte rajoni i Shkodrės, ai i Durrėsit (fusha e Skurrisė etj.), zona e Karavastasė si pjesė e fushės sė Myzeqesė (Myzakia=vendi i Muzakėve) dhe treva tejet e begatė e Vagenetisė (Ēamėrisė) nė skajin jugor. I gjithė ky rajon karakterizohej nga njė pjellori relativisht e lartė e tokės dhe qė deri nė shek. XIV nuk ishte prekur ende nga dukuria e moēalizimit, qė erdhi si rezultat i shpyllėzimeve masive dhe i braktisjes sė tokave nė prag tė pushtimit osman. Drithėrat (gruri, elbi, meli) pėrbėnin produktin kryesor tė kėtyre zonave. Por po aq tė dėgjuara ishin prodhimet e kopshtarisė, vreshtarisė e tė blegtorisė. Kultura e ullirit kishte pėrhapje mjaft tė gjerė, duke u shtrirė nė veri deri nė rrethinat e Ulqinit, tė Shkodrės e tė Drishtit, ndėrsa kultura e mėndafshit (serikultura) qe e pėrqendruar nė zonėn e Shkodrės, Vlorės, Beratit e tė Kėlcyrės.
Nė tė gjithė ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku dikur kishin lulėzuar latifondet e mėdha, edhe nė kushtet e reja prona e madhe tokėsore vazhdoi tė ekzistonte nė zotėrim tė personave laikė apo tė institucioneve fetare. Kėto tė fundit dalin qė herėt si grumbulluese fondesh tė mėdha tokėsore. Qė nė shek. VI bėhet fjalė pėr prona tė mėdha tė kishės (patrimonia) nė zonėn e Shkodrės (tė Prevalitanisė). Njė pjesė e mirė e kėtyre, bashkė me toka tė tjera, figurojnė mė vonė si pronė e manastireve tė mėdha, katolike e ortodokse, tė atij rajoni. Njėlloj tė pasura me toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zonės sė Durrėsit, ato tė Beratit apo tė Vagenetisė nė jug.
Njėkohėsisht me institucionet fetare, fonde tė mėdha tokash figurojnė nė pronėsi tė personave laikė, qė i pėrkisnin aristokracisė vendase por qė, nė ndonjė rast, ishin edhe fisnikė tė huaj. Prania e kėtyre tė fundit, dhe nė pėrgjithėsi kontaktet qė bregdeti i Adriatikut dhe ai i Jonit patėn me Italinė, bėnė qė marrėdhėniet agrare tė ndikoheshin aty nga modeli perėndimor i feudalizmit. Nė dokumentet e shek. XIII-XV, qė kanė tė bėjnė me kėto treva, ndeshet vazhdimisht njė terminologji qė flet pėr praninė aty tė institucioneve feudale, tipike perėndimore, siē qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj.
Rajone tė zhvilluara dhe dendėsisht tė banuara qenė edhe ato tė rrafshnaltave ose luginave tė brendshme tė Kosovės, Dibrės, Ohrit, Korēės, Devollit, Matit, Kėlcyrės, Drinit etj. Kėto pėrshkoheshin nga njė rrjetė e dendur rrugėsh komunikimi dhe nuk pėrbėnin kurrsesi enklava tė izoluara. Edhe kėtu, ashtu si nė ultėsirėn bregdetare perėndimore, procesi i pėrqendrimit tė tokave nė pak duar ndodhi shpejt dhe pjesa mė e madhe e fondit tokėsor ndahej mes njė grupi pronarėsh tė mėdhenj ose institucioneve fetare. Kėto treva qenė nė Shqipėri trevat ku gjeti pėrhapjen klasike feudalizmi i tipit bizantin, i mishėruar nė institucionin e pronies.
Sė fundi, rajoni i tretė ishte ai i malėsive dhe i zonave tė thella, qė zinte njė pjesė tė mirė tė territorit. Kėtu peshėn kryesore nė veprimtarinė ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej nė lugina e nė ngastra tė ngushta tė hapura me mund nė sipėrfaqet e pjerrėta apo nė pyjet. Karakteristikė e kėtyre zonave ishte mobiliteti (lėvizshmėria) periodike e njė pjese tė popullsisė tė lidhur kryekėput me ekonominė blegtorale dhe qė pėrcaktohej nga ndėrrimi i kullotave, nga mali nė verė, nė fushat bregdetare gjatė stinės sė dimrit (tranzumanca). Ndonėse banesa e qėndrueshme e blegtorėve ndodhej nė katundin malor, ndodhte shpesh qė, gjatė shtegtimit me bagėtitė e tyre drejt fushave bregdetare, nė dimėr, ata tė merrnin me vete edhe familjet, me tė cilat sistemoheshin pėrkohėsisht nė kasolle tė ngritura kryesisht me dru e kashtė. Jo rrallė kjo popullsi blegtorale, e vendosur pėrkohėsisht gjatė muajve tė dimrit nė zonat fushore bregdetare, ngulej aty nė mėnyrė tė qėndrueshme, duke sjellė ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn dhe shpėrndarjen e popullsisė. Nga ana tjetėr, me zhvendosjet e saj tė pandėrprera nga fusha nė mal e anasjelltas, kjo popullsi blegtore bėhej njė faktor ndėrlidhės midis sektorėve tė ndryshėm tė popullsisė shqiptare duke kontribuar nė homogjenizimin e saj. Kėshtu, norma, doke dhe institucione tė kahershme shqiptare, tė ruajtura nė malėsi nė format e tyre tė pastra, me kohė zbritėn dhe depėrtuan edhe nė shoqėrinė shqiptare tė zonave fushore bregdetare dhe tė qyteteve, ndėrkohė qė praktika dhe institucione tė shoqėrisė "sė qytetėruar" arritėn deri nė viset mė tė largėta malore, duke ndikuar nė zhvillimet ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore tė tyre.

Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X.
Bashkėsia fshatare dhe ngastrat ushtarake
Kalimi nė periudhėn e mesjetės edhe nė Shqipėri e zhvendosi qendrėn e gravitetit ekonomik nė fshat, ku qe pėrqendruar edhe masa dėrrmuese e popullsisė. Funksioni ekonomik i qyteteve u rrudh dhe kėto, duke pėrjashtuar Durrėsin edhe ndonjė tjetėr, pėrgjithėsisht mbijetuan si qendra administrativo-ushtarake e peshkopale. Disa syresh, si Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia etj., pushuan sė ekzistuari si qendra tė banuara qė nė tė dalė tė periudhės antike.
Qeliza jetėsore e shoqėrisė shqiptare u bė bashkėsia fshatare, njė grupim njerėzish i organizuar mbi bazėn e njė territori tė pėrbashkėt dhe tė interesave tė pėrbashkėt. Lidhjet e gjakut te bashkėsia fshatare ruajnė deri diku rėndėsinė e tyre, por ato nuk janė mė kryesore, si dikur nė bashkėsinė fisnore. Organizimi nė bashkėsi e kapėrcente nė ndonjė rast kuadrin e njė vendbanimi fshatar, duke pėrfshirė disa tė tilla. Kėshtu lindėn bashkimet krahinore, qė u njohėn si tė tilla edhe nė kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin. Duke filluar nga shek. VIII, tė tilla nė trevat shqiptare pėrmėnden: Kunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia.
Organizimi dhe funksionimi i bashkėsive fshatare nė Perandorinė Bizantine nė fazėn e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet nė njė dokument juridik tė kohės, nė tė ashtuquajturin "Ligji bujqėsor" (nomos georgikos). Ligji nė fjalė kishte vlerė pėr tė gjitha territoret ballkanike tė Perandorisė Bizantine dhe, nė kėtė kuadėr, edhe pėr trojet shqiptare. Mjaft norma dhe institucione, qė gjejnė pasqyrim nė "Ligjin bujqėsor", u futėn nė tė drejtėn dokesore dhe si tė tilla mbijetuan deri nė kohėt e reja nė fshatin shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHME
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Aktualiteti Shqiptar-
Kėrce tek: