Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
stargirl

stargirl


Female Numri i postimeve : 40
Age : 36
Vendodhja : dikund neper bote
Hobi : pc
Registration date : 09/03/2008

Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni Empty
MesazhTitulli: Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni   Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni Icon_minitimeThu Mar 13, 2008 11:18 pm

Mungesa e jodit nė organizėm sjell njė sėrė pasojash serioze pėr shėndetin ndėr tė cilat: Lindje tė parakohshme, zhvillim jonormal tė fėmijėve, deri nė probleme serioze me trurin.




Lumturi Mėrkuri, specialiste pranė Institutit tė Shėndetit Publik, shpjegon se ku mund tė gjendet jodi dhe sa ėshtė sasia e nevojshme pėr tė qenė tė shėndetshėm.
Doktoreshė ēfarė ėshtė jodi dhe pse kemi nevojė pėr tė?
Jodi ėshtė njė pėrbėrės ushqimor i rėndėsishėm pėr tė cilin njeriu ka nevojė ēdo ditė dhe gjatė gjithė jetės. Ky ėshtė njė element ushqimor mjaft i domosdoshėm, sepse nevojitet pėr zhvillimin dhe funksionimin normal tė organeve tė trupit tonė, sidomos tė gjėndrės sė tiroides, e cila me prodhimin e hormoneve tė rritjes bėn tė mundur rritjen, zhvillimin dhe funksionimin normal tė organeve tė tjera.
Ēfarė pasojash sjell nė organizėm mungesa e jodit?
Njė nga ndėrlikimet qė sjell nė organizėm ėshtė ajo qė nė popull njihet si “gusha”, qė s’ėshtė gjė tjetėr veēse zmadhimi i gjėndrės tiroide. Gjėndra tiroide ėshtė njė gjėndėr e vogėl e cila ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė qafės. Hormonet qė prodhon tiroidja ndikojnė nė funksionimin e organeve tė trupit tė njeriut. Por qė kjo gjėndėr tė punojė normalisht i nevojitet sasia e duhur e jodit. Kur mungon jodi, kjo gjėndėr pėrpiqet ta pėrballojė kėtė duke u zmadhuar pėr tė kapur sa mė tepėr jod. Kėshtu shfaqet “gusha”. “Gusha” ėshtė pasoja mė e dukshme e mungesės sė jodit nė trupin e njeriut. Por mungesa e jodit shkakton edhe dėmtime tė tjera shumė serioze si kretinizmi.
Ēfarė ėshtė kretinizmi?
Kretinizmi ėshtė forma mė serioze e dėmtimeve tė trurit prej mungesės sė jodit. Nė gjuhėn e pėrditshme kėta tė sėmurė njihen si persona me prapambetje mendore. Fėmija i sėmurė nga kretinizmi nuk mund tė ecė, nuk mund tė flasė dhe nuk mund tė mendojė normalisht.
Pėr sa jod kemi nevojė pėr tė qenė tė shėndetshėm?
Njė njeri ka nevojė tė marrė jod ēdo ditė dhe gjatė gjithė jetės. Kjo arrihet nėse ne marrim sė bashku me ushqimin e pėrditshėm 1 lugė kafeje (ose 5 gr) kripė tė jodizuar, qė ėshtė kripa e gjellės.
Pėrveē kripės sė jodizuar, nga se mund tė merret? Cilat ushqime pėrmbajnė jod?
Prodhimet e detit si peshku, midhjet, K*rkalecat, janė burim shumė i mirė jodi. Edhe disa fruta e perime si patatja, hurma, speci, domatja i japin trupit tonė njė sasi jodi.
Eshtė e vėrtetė qė ka disa ushqime qė pengojnė marrjen e jodit?
Po. Disa ushqime si fasulja, lakrat, gėshtenjat pengojnė thithjen e jodit nga trupi ynė duke ndihmuar nė shfaqjen e sėmundjeve prej mungesės sė jodit.
Pse jodi i shtohet kripės dhe nuk merret si ilaē?
Kripa ėshtė ajo qė ne e pėrdorim ēdo ditė nė ushqimin tonė. Duke marrė kripėn e jodizuar ēdo ditė ne kemi marrė dhe jodin bashkė me tė. Por jodi ėshtė njė pėrbėrės ushqimor shumė i rėndėsishėm dhe nuk ėshtė ilaē.
Pėr sa kohė duhet tė merret jodi?
Jodi duhet tė merret ēdo ditė pėr gjithė jetėn. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mbrojtur veten, fėmijėt dhe familjet tona nga sėmundjet e shkaktuara nga mungesa e jodit.
Si pėrdoret kripa e jodizuar?
Kripa e jodizuar pėrdoret njėlloj dhe nė tė njėjtėn sasi si kripa e zakonshme nė tė gjitha ushqimet qė ne hamė. Ajo ka tė njėjtėn pamje, erė dhe shije si kripa e zakonshme.
Eshtė e vėrtetė qė nė vendin tonė ka mungesa tė jodit?
Po. Njė studim i Institutit tė Shėndetit Publik ka treguar se mė tepėr se gjysma e popullsisė shqiptare ka mungesė jodi. Ērregullimet nga mungesa e jodit janė problem pėr gjithė vendin tonė.
Po sasia qė merret kur shkojmė nė det, nuk ndikon shumė nė pėrmirėsimin e nivelit tė jodit?
Sasia e jodit qė marrim kur shkojmė nė det ėshtė shumė e vogėl dhe nuk mjafton pėr tė plotėsuar sasinė e jodit pėr tė cilėn trupi ynė ka nevojė. Studimet kanė treguar se mėnyra mė e mirė pėr tė marrė jodin ėshtė nėpėrmjet ushqimit.

Ēfarė shkakton mungesa e jodit?

Tek gratė shtatzėna shkakton:
Dėshtime
Lindje tė parakohshme
Fėmijė qė lindin tė vdekur
Fėmijė qė lindin me peshė tė ulėt dhe me pak shanse pėr tė jetuar
Fėmijė qė lindin me deformime
Tek fėmija shkakton:
Vonesė nė zhvillimin e trurit: Fėmijė me tė meta mendore
Vonesė nė zhvillimin e trupit: Fėmijė shtatshkurtėr-xhuxh
Defekte nė tė folur e tė dėgjuar
Paraliza

Tek fėmijėt e shkollės:
Ulje tė pėrqendrimit, vėshtirėsi pėr tė mėsuar, ngathtėsi, dobėsi fizike.
Tek tė rriturit shkakton:
Dobėsi
Lodhje tė shpejtė
Ulje e aftėsisė pėr tė punuar
Ulje tė aftėsisė pėr t’u kujdesur pėr familjen dhe pėr veten
Ulje tė inteligjencės
Gushė


Problemi

Afėrsisht 30% e popullsisė sė botės ėshtė nė rrezik pėr tė pasur dėmtime nga mungesa e jodit. Rreth 655 milionė njerėz janė me gushė, 26 milionė kanė dėmtime tė trurit dhe 5.7 milionė e tyre janė me tė meta mendore. Shqipėria ėshtė njė vend i varfėr me jod dhe ky ėshtė njė problem jo vetėm pėr disa zona, por pėr tė gjithė vendin. Ka ekzistuar mendimi se dėmtimet nga mungesa e jodit shkaktohen vetėm nė disa zona malore. Ky mendim ėshtė i gabuar. Njė studim i Institutit tė Shėndetit Publik, ka treguar se gati gjysma e popullsisė shqiptare ka mungesė jodi nė organizėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Shkencat Ekzakte :: Mjekėsia-
Kėrce tek: