Viagra dėmton spermatozoidet dhe zvogėlon pjellorinė
Pėrdorimi i Viagras mund ti bėj dėm pjellorisė tek meshkujt, tėrheqin vėmendjen shkencėtarėt. Eksperimentet e deritanishme kanė dėshmuar se ky ilaē kundėr impotencės mund tė dėmtojė spermatozoidet, qė rrjedhimisht sjell deri tek steriliteti.Nė rrezik mė tė madh janė tė rinjtė tė cilėt e pėrdorin atė kohė pas kohė, ndėrsa diskutabile ėshtė edhe politika e disa klinikave pėr shėrimin e jopjellorisė, tė cilat ua pėrshkruajnė pacientėve tė tyre Viagrėn, pėr tiu rritur prodhimi i spermės, e nevojshme pėr terapinė e fekondimit artificial.
Ėshtė brengosės edhe fakti qė klinikat u pėrshkruajnė pacientėve Viagra tė cilat do tė duhej tė rritnin pjellorinė. Ēiftet tė cilėt shkojnė nė terapi edhe ashtu kanė probleme me pjellori, e atje meshkujve u japin ilaē i cili vetėm sa mund tė pėrkeqėsojė problemin e tij, tėrheq vėrejtjen doktori, David Glenn, nga Universiteti Mbretėror nė Belfast.
Hulumtimi i tij ėshtė i bazuar nė dy lloje tė eksperimenteve njėri ėshtė kryer nė kafshė, e tjetri nė njerėz, dhe qė tė dy kanė dėshmuar se pas marrjes sė Viagras, sperma bėhet e aktive, por edhe se njėkohėsisht dėmtohet.
Tek spermatozoidet tė cilėt kanė qenė tė ekspozuara ndaj Viagras shkatėrrohet akrozomi i cili megjithatė pėrmban enzima qė copėtojnė membranėn, qė rrethon vezoren femėrore dhe kėshtu mundėsojnė qė spermatozoidet tė futen nė tė pėr ta barrėsuar. Nė rastet kur merret Viagra, akrozomi hapet dukshėm mė herėt dhe atėherė spermatozoidet nuk mund tė depėrtojnė nė vezore, dhe si rrjedhojė nuk mund tė vije deri te barrėsimi.
Kėto zbulime sjellin dy brengosje kryesore. E para ėshtė se Viagra ėshtė bėrė ilaē i cili pėrdoret kur tė duan njerėzit, pėrzihet me kokainė dhe madje shitet nė klube nate. Zbulimet tona e lėnė tė hapur mundėsinė qė Viagra do tė mund tė kishte edhe efekt kumulativ te problemet mė serioze me pjellori nė njė fazė mė tė vonshme. E dyta, natyrisht, ėshtė pėrdorimi i saj nė klinika pėr shėrimin e jopjellorisė, pėrfundon doktori Glenn.