Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 10 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

10 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 10 Mars 2008   10 Mars 2008 Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:46 pm

"Legalizimet, qeveria do blejė votat nė 2009"

Kostot qė duhen pėr tė hyrė dhe operuar nė ekonominė ligjore

Procedurat qė duhen pėr kthimin e pronave (nga Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit nė Tiranė)

Sipas llogarive tė bėra dhe tė prezantuara nė raportin e De Sotos, shqiptarėve u kushton shumė kohė dhe mjete monetare njohja, kthimi apo kompensimi i pronave. Njė aplikant duhet tė kalojė 18 hapa ligjorė, nė tre etapa, gjithsej 681 ditė dhe kostoja pėr kėtė llogaritet nė 209506 lekė tė reja. Aplikantit i duhet tė kalojė nga zyra e noterit, Ministria e Punėve Publike (Arkiva qendrore teknike), Drejtoria e Pyjeve, Bashkia (arkiva),Kėshilli Rajonal (Zyra pėr Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokės), njė topograf i licencuar privat, Agjencinė Rajonale tė Kthimit tė Pronave dhe nė fund nė Agjencinė Qendrore tė Kthimit tė Pronave.


Zona pilot nga Rruga e Durrėsit te Unaza e Vogėl, si dhe bulevardi "Dėshmorėt e Kombit'

Ndėrtimet e Tiranės, ato qė nuk legalizohen

Ekipi i hartuesve tė raportit pėr ekstralegalitetin ka marrė njė zonė pilot nė Tiranė, pėr tė treguar pėrmasat e sistemit joligjor qė ėshtė ndėrtuar nė Shqipėri, nė fushėn e ndėrtimeve. Shembulli ėshtė Zona Kadastrale Qendrore e Tiranės, e cila jep edhe tipologjitė e ekstralegalitetit nė ndėrtime. Harta e prezantuar si shembull pėrfshin njė zonė qė shkon pėrballė bulevardit "Dėshmorėt e Kombit", kufizohet nė jug nga Unaza e vogėl e Tiranės, nė veri nga rruga e "Durrėsit". Harta me ngjyra ėshtė me pak njolla tė bardha, qė pėrcaktojnė ndėrtimet ligjore dhe nė pjesėn pėrballė bulevardit pėrfaqėsohen nga njė pjesė e ministrive qė janė ndėrtuar nė vitet '30-tė tė shekullit tė XX-tė nga italianėt. Harta ėshtė e mbushur me njolla tė gjelbra, qė pėrfaqėsojnė ndėrtime tė cilat janė tė ndaluara tė futen nė ekonominė legale, njolla tė verdha qė pėrfaqėsojnė ndėrtesa tė paautorizuara, viza blu qė pėrfaqėsojnė tė dhėna tė pakonsoliduara, njolla tė kuqe qė pėrfaqėsojnėndėrtime qė janė tė ndaluara tė futen nė ekonominė legale, plus ndėrtesa tė paautorizuara, ndėrsa ato mė vishnje janė njolla qė pėrfaqėsojnė tė gėrshetuara tipologjitė e mėsipėrme tė ndėrtimeve joligjore. Kjo ėshtė vetėm njė parcelė e Tiranės joligjore, e cila nga 220 mijė banorė qė kishte nė fund tė viteve '80, tani mendohet tė ketė rreth 700 mijė banorė.


Problemi bėhet edhe mė i komplikuar nga mbivendosja e pronave, pas falsifikimeve qė janė bėrė nga Zyra e Regjistrimit tė Pronave. Pak ditė mė parė, pas zbulimit tė skandalit tė shitjeve tė trojeve nė Tiranė, nga punonjės tė Hipotekės sė Tiranės, kundrejt shumave tė mėdha monetare, drejtuesit u detyruan tė pranojnė se rastet shkojnė deri nė 5 mijė mbivendosje pronash. Por, pėrmasat e abuzimeve me titujt e pronėsisė pranohen se janė disa herė mė tė mėdha. Nė periferi tė Tiranės, disa drejtues komunash janė dėnuar me burgim pėr abuzime me shitjen e trojeve, ndėrsa mendohet se raste tė ngjashme janė kudo ku pėrfaqėsues vendorė, tė mbėshtetur nga segmente tė qeverisė kanė shitur troje tė pronarėve pėr tė lejuar ndėrtimet e reja dhe abuzive qė rrethojnė kryeqytetin shqiptar.


Raporti: "Legalizimet, njė treg 3-4 miliardė dollarė"


Sipas Qeverisė, janė dorėzuar rreth 220 mijė aplikime pranė Njėsisė sė Legalizimeve tė Pushtetit Vendor, dhe ky rrjet i pronave private vlerėsohet me rreth 3-4 miliardė dollarė. Pėrmasat e vlerėsuara tė ekonomisė informale variojnė nga 30-50 pėr qind tė Produktit tė Pėrgjithshėm Vendės. Evazioni fiskal ėshtė vlerėsuar nė rreth 11 pėr qind tė Produktit tė Pėrgjithshėm Vendės dhe vetėm 30 pėr qind e njerėzve tė punėsuar nė Shqipėri janė tė regjistruar, si dhe paguajnė sigurimet shoqėrore. Programi i Qeverisė e pranon se ekonomia informale ka arritur nivele shqetėsuese, dhe pėrbėn rrezik pėr zhvillimin ekonomik. Programi i Qeverisė pėrfshin akses pėr hapjen e tregjeve, duke ulur kostot administrative dhe zhvillimin e sektorėve financiar, dhe private. Programi pėr tė luftuar ndėrtimet pa leje ėshtė pjesė e procesit tė reformės sė pėrgjithshme tė Qeverisė.


Ekipi u fokusua sė pari nė zonėn Metropolitane tė Tiranės – Tiranė, Durrės dhe Fushė- Krujė – zona me zhvillim mė tė shpejtė nė qendėr tė zhvillimit ekonomik dhe social tė Shqipėrisė. Zona tė tilla janė edhe Kamza (dhe Bathore) nė periferi tė Tiranės dhe Kėneta (Durrės)– dy nga vendbanimet mė tė mėdha informale. Puna do tė vijonte nė Vlorė, Fier, Shkodėr, Lezhė, Sarandė, Gjirokastėr, Korēė dhe Pogradec



Hernando de Soto, President i Institutit pėr Liri e Demokraci

"Njė ekonomi tregu nuk ka aq rėndėsi, sa ndėrtimi i marrėdhėnieve. Si bashkėpunojmė ne pėr tė pasur mirėqenie? Si i ndihmoni ju njerėzit? Shteti ligjor ju jep vlera, pėrcakton kush ėshtė pronar i ēfarė, dhe ku keni siguri. Kjo lejon njė ekonomi tė begatė."

Por, sa ėshtė luftuar ekstralegaliteti nė Shqipėri?

"Berisha", dhunė por jo zgjidhje ekonomike

Pėrmasat e frikshme tė ekonomisė dhe bizneseve informale do tė donin njė grusht tė fortė ligjor, por qeveria e djathtė, e drejtuar nga Sali Berisha, ka mbetur pak pėrtej konstatimeve. Raporti vlerėson punėn e Policisė sė shtetit, e cila ka goditur shumė prej aktiviteteve tė krimit tė organizuar, qė gjeneronin tė ardhura tė mėdha ku ishin pjesėmarrėse shtresa tė gjera tė popullsisė. Me burgosjen apo eliminimin e disa prej eksponentėve tė krimit tė organizuar, janė "burgosur" asete qė prodhonin mjete tė konsiderueshme monetare qė shėrbenin jo vetėm pėr ekzistencėn e pėrditshme, por ishin njė aktor i rėndėsishėm nė ritmet e rritjes sė ekonomive familjare tė shumė shqiptarėve. Ato janė nėn sekuestro konservative pas urdhrave tė drejtėsisė, ose janė nė rrėnim. Frenimi i hyrjes sė tė ardhurave nga trafiku i drogės, apo njerėzve ėshtė reflektuar me ulje tė kėrkesės pėr investime nė shumė sektorė tė ekonomisė, por edhe me uljen e qarkullimit tė parasė. Por qeveria nuk ka arritur tė zbatojė ato qė kishte premtuar nė zgjedhjet e vitit 2005, pėr tė rritur mundėsitė ekonomike tė vendit, pėr tė thithur investimet e huaja, pėr tė hapur vende tė reja pune, si dhe pėr tė rritur tė ardhurat pėr frymė.


Raporti vlerėson edhe punėn e Ministrisė sė Financave, e cila ėshtė munduar tė rregullojė me anė tė njė kuadri ligjor, formalizimin e ekonomisė, por ajo, duke u pėrpjekur tė ketė si synim kryesor, shtimin e tė ardhurave pėr buxhetin e shtetit me anė tė tatim-doganave, ka bėrė njė sy qorr dhe njė vesh shurdh pėr informalitetin e kamufluar, qė ėshtė stimuluar nga masat represive tė qeverisė ndaj bizneseve, tė cilave u duhet tė shpenzojnė mė shumė kohė dhe mjete monetare pėr tė gjeneruar mė pak tė ardhura, krahasuar me kohėn kur nuk kishin hyrė nė fuqi masat shtrėnguese nga Ministria e Financave.



"Patatja e nxehtė" e qeverisė: Mijėra tituj pronėsie para zgjedhjeve parlamentare pėr qėllime elektorale


Legalizimi- lojė elektorale, jo zgjidhje pėr pronėn

Raporti final pėr ekstralegalitetin nė Shqipėri, pjesėn kryesore tė diagnozės nė terren ia ka kushtuar ndėrtimeve pa leje, qė janė shtrirė nė territorin e gjithė vendit dhe qė ėshtė nė proces vetėdeklarimi, dhe legalizimi. Legalizimi ėshtė "patatja e nxehtė" e qeverisė aktuale dhe nėse sot gjendja ėshtė kaotike, ėshtė pikėsėpari faji i saj. Nė lojėn e legalizimeve janė ingranuar disa ministri, agjenci dhe gjithēka komandohet nga kryeministri i vendit. Ai ka dhėnė me dorėn e vet "tapitė" e para pėr disa ndėrtime qė morėn titullin e pronėsisė. Por ligji i dytė i legalizimeve do ta lėrė "litarin" jashtė.


Ligji i parė i legalizimeve u miratua nga Kuvendi i Shqipėrisė nė vitin 2004. Por ai nuk arriti tė jepte asnjė titull pronėsie dhe ishte kundėrshtuar, sepse motoja e tij "urbanizim pastaj legalizim", nėnkuptonte prishjen e ndėrtimeve abuzive qė pengonin planet urbanistike tė zonave informale. Nė prill 2006, Kuvendi i sunduar nga shumica e djathtė miratoi njė ligj tė ri pėr legalizimet e ndėrtimeve pa leje, nė variantin e pėrmbysur, pra "legalizim, pastaj urbanizim".

Sipas ALUIZNI-t, njė vit mė pas, numėroheshin mbi 270 000 objekte tė vetėdeklaruara, nga tė cilat vetėm pallatet me leje, me shtesa tė ndėrtuara pas vitit 93', pėrbėjnė njė sipėrfaqe ndėrtimore rreth 7 milionė metėr katrorė, tė llogaritura nė mė shumė se 80 mijė apartamente dhe mjedise shėrbimi, dhe argėtimi. Nė procesin e legalizimit kanė hyrė mbi 350 mijė pasuri familjare nė tė gjithė vendin. Janė pėrcaktuar mbi 681 zona informale me njė sipėrfaqe prej rreth 404 mijė hektarė, me shtrirje nė tė gjithė Shqipėrinė. Sipas tė dhėnave tė zyrės, mėse 2/3 e zonave dhe ndėrtimeve informale janė nė pronėn e ndėrtuesit ose pronė shtetėrore, dhe rreth 1/3 nė pronė tė ish-pronarėve, dhe sipas llogarive tė ALUIZN-it, tė ardhurat financiare tė pėrfituara nga formalizimi i tė gjithė zonave dhe ndėrtimeve informate, do tė pėrdoren pėr kompensimin e ish-pronarėve tė ligjshėm.


Agrari Berisha

Paraditen e 12 shkurtit 2007, vetėm gjashtė ditė para mbajtjes sė zgjedhjeve vendore, Kryeministri Berisha risjell nė kujtesėn e shqiptarėve "reformėn agrare", kėsaj radhe pėr ndėrtimet pa leje. Toka nuk i jepet atij qė "e punon", por atij qė "e zapton". Berisha drejton njė ceremoni tė organizuar nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė zonave Informale(ALUIZNI), me rastin e dorėzimit tė lejeve tė para tė legalizimit. "Kjo ėshtė njė ditė e veēantė, njė ditė tė cilėn shqiptarėt e pritėn pėr 15 vite rresht. Nė vizitėn e tij, nė pranverėn e vitit 91, njė burrė i shquar i asaj kohe, sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Bejker do tė deklaronte, pėrpara shqiptarėve duke sjellė mesazhin e botės sė lirė, se freedom works, pra liria punon. Nė rast se ka njė komb pėr tė cilin liria punoi mė shumė, po tė kemi parasysh stadin nga i cili u nis, do tė thosha se ky ėshtė kombi shqiptar, por nė rast se ka liri, tė cilat punojnė mė shumė se pėr ēdo komb tjetėr, sėrish liria e lėvizjes, dhe iniciativa e lirė, punuan pėr shqiptarėt, ndofta mė shumė se pėr tė tjerėt"


Sot mė mars 2008, janė me gishta ata shqiptarė qė kanė marrė certifikatėn e pronėsisė, por procesi i nisur me aq bujė ėshtė nė "siklet". Qeveria shqiptare nuk ka zgjidhur problemet me tokat e ish-pronarėve, tė cilėve pas reformės agrare tė regjimit komunist nė vitin 1946, kanė parė se si po mbijnė qindra mijėra pronarė tė rinj tė tokave e tyre.


Berisha deklaronte se ishte sugjerimi i zotit De Soto qė hipotekimi dhe regjistrimi i pronave duhej bėrė nga ALUIZNI.

Stanjacioni

Legalizimi i ndėrtimeve pa leje ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e luftimit tė ekstralegalitetit. Por nė njė raport tė bėrė publik mė 17 janar 2008, ALUIZNI pranon indirekt se reforma ka mbetur sėrish te dokumentacioni. Sipas zyrės ėshtė realizuar pėrfshirja nė proces e mbi 150 000 pasurish tė vetėdeklaruara, pėr tė cilat po procedohej me pėrgatitjen e dokumentacionit tekniko- ligjor dhe parashikohej qė nė pėrfundim tė vitit 2008, numri i pasurive tė legalizuara dhe tė regjistruara nė sistemin e pasurive tė paluajtshme tė mbėrrijė nė 200 000. Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Republikės ka miratuar 65 zona dhe vendbanime tė para informate, dhe po procedohej me 42 zona tė tjera. Nė kėto zona numri i objekteve tė vetėdeklaruara ishte 15546, sipėrfaqja e parcelave ėshtė 974,8 hektarė, ndėrsa sipėrfaqja ndėrtimore ėshtė 292,5321 metėr katrorė.Objektet informale pėrdoren kryesisht pėr banim, tė cilat kapin shifrėn 14072. 841 dhe janė tė destinuara pėr ushtrimin e aktivitetit social – ekonomik, ndėrkohė qė 918 kanė destinacion tė pėrzier. Duke iu referuar strukturės ndėrtimore, rezulton se 10313 janė objekte informale 1 -katėshe, 3768 janė 2- katėshe dhe 1380 janė objekte 3- katėshe e mė shumė.


(Mos)zgjidhja


Raporti vėren me shqetėsim se dhėnia e titujve tė pronėsisė nuk ėshtė zgjidhja e vėrtetė e ligjėrimit tė kėtij tregu informal. Specialistė qė janė marrė me procesin e verifikimit nė terren dhe mundėsitė e formalizimit tė kėtij tregu, qė llogaritet nė pėrmasa tė mėdha monetare dhe qė do tė zgjojė kėtė kapital gjigant, duke e futur nė ekonominė e tregut, thonė se politika do tė jetė sėrish fajtore pėr kaosin ligjor nė vend. Qeveria shqiptare parashikohet se do t'i japė titujt e pronėsisė pėr shumė ndėrtime qė janė nė proces legalizimi, por ajo do ta bėjė atė para zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009 dhe do ta bėjė vetėm pėr qėllime elektorale. Por kjo nuk do ta zgjidhė formalizimin e tregut tė ndėrtimeve pa leje. Qeveria, do ta lėrė pa zgjidhur problemin e pronėsisė mbi tokėn, sepse ish-pronarėt e vėrtetė do tė mbeten pa u kompensuar pėr pronat e tyre.Zgjidhja e problemeve tė pronėsisė ka qenė ngėrē pėr Shqipėrinė, prej daljes nga sistemi totalitar. Parlamenti Evropian ka kėrkuar prej qeverive qė tė zgjidhin problemet e pronėsisė, qė pengojnė investimet e huaja, shit-blerjet dhe zhvillimin e ekonomisė sė tregut.


"Nėse do tė zgjidhej problemi i pronėsisė mbi tokėn, Shqipėria do tė bėnte njė hap gjigant pėrpara", citohet nė njė paragraf nga raporti i ekstralegalitetit. Me kėtė hap vendi do tė afrohej shumė me integrimin evropian, sepse Shqipėria ėshtė ndėr tė vetmet vende qė nuk ka zotė ligjorė tė pronave. Kjo periudhė ndoshta do tė ishte pesė vjet, por me moszgjidhjen qė i jep politika, kjo kohė mund tė bėhet disa dekada". Se ēfarė "surprize" e pakėndshme do tė jetė reforma e pronėsisė nė Shqipėri pėr BE-nė, ku ajo dėshiron tė anėtarėsohet, specialistėt japin shembujt e vendeve tė reja anėtare tė BE-sė, por nė aspekte tė tjera. P.sh. Rumania dhe Bullgaria, janė anėtare tė BE-sė, por ato janė tė privuara nga anėtarėsimi i vėrtetė. Ato as nuk mund tė jenė anėtare tė plota tė BE-sė dhe as nuk janė tė pėrgatitura qė tė fusin nė pėrdorim si monedha kombėtare, monedhėn e pėrbashkėt tė BE-sė, euro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
10 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: