Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 10 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

10 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 10 Mars 2008   10 Mars 2008 Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:47 pm

Konfliktet pėr pronėn, motivi kryesor i vrasjeve

Shkodėr, brenda dy muajve kanė ndodhur dy vrasje pėr motive pronėsie. Banorėt: Tokat tona janė mbivendosur

SHKODĖR- Problemet e mbivendosjes sė pronave dhe zėnies padrejtėsisht tė tokės nė rrethin e Shkodrės janė kthyer nė njė burim konfliktesh tė rėnda qė kanė pėrfunduar shpesh herė edhe me vrasje. Qė nga fillimi i kėtij viti, nga katėr vrasje tė ndodhura nė kėtė qark, tre kanė qenė pėr motive pronėsie. Madje dy prej tyre ishin brenda familjes e fisit me shkak konfliktin pėr pronėsinė e tokės. Pronėsia e tokės vazhdon tė jetė problematike nė Shkodėr, ku thuajse ēdo ditė fermerė tė fshatrave tė kėtij rrethi ankohen pėr pushtim tė tokės nga persona tė tjerė. Nė total, brenda gjashtė muajve tė fundit, nė kėtė zonė kanė ndodhur pesė tė vrarė e tre tė plagosur pėr probleme tė ndryshme pronėsie. Statistikat zyrtare flasin se ēdo vit, vetėm nė Malėsinė e Madhe ndodhin tė paktėn dy vrasje ku motivi ėshtė prona.



Lush Gjerovoina nga fshati Stajkė shprehet se prej shumė vitesh sillet nė dyert e shtetit pėr tė marrė atė ēfarė i takon me ligj si gjithė tė tjerėt, por kjo i mohohet. Sipas 70- vjeēarit, ai ka trashėguar nga babai i tij rreth 10 dynym tokė dhe njė shtėpi tė djegur nė fshatin Stajkė, por toka i ėshtė copėtuar dhe aktualisht ai jeton nėpėr banesa me qira pa shtėpi dhe pa asnjė metėr tokė. Ankesat e tij kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr edhe pse disponon dokumente tė tokės sė trashėguar. Por rasti i tij duket se nuk ėshtė i vetėm. Vetėm nė komunėn e Bushatit, njė ndėr komunat mė tė mėdha tė kėtij qarku janė evidentuar 1025 raste ku toka ėshtė pushtuar pjesėrisht ose plotėsisht, ndėrsa nė mjaft raste kur toka publike ėshtė zėnė nga persona tė ndryshėm tė cilėt pa asnjė dokument kanė mundur ta regjistrojnė atė tokė nė zyrėn e regjistrimit tė pasurisė sė paluajtshme dhe duke marrė certifikatėn pėrkatėse.



Tafil Fetahu, banor i fshatit Kosmaē, tregon se nga 16 dynym tokė qė pėrfitoi sipas ligjit, realisht ka nė zotėrim vetėm 3 dynym. "Jemi nėntė vetė nė familje, nuk kam punė as rrogė dhe toka ėshtė e vetmja mundėsi pėr tė jetuar. Ajo ėshtė zėnė nga tė tjerė qė madje kanė arritur tė marrin dhe ēertifikatė pronėsie, ndėrsa unė disponoj tapinė sipas ligjit 7501 dhe vendimin e komisionit tė ndarjes sė tokės",- pohon ai. Simon Pjetri, njė tjetėr banor shprehet se ka tre vjet qė sillet zyrave pėr tė marrė tė drejtėn mbi 2.1 ha tokė dhe akoma nuk gjen zgjidhje. Broz Rrotani, nga fshati Rranxa, shprehet se ka 12 dynym tokė qė i ėshtė pushtuar nga banorė tė njė tjetėr komune, asaj tė Berdicės . "Jemi munduar tė merremi vesh, t'iu japim dhe paratė e punimit tė tokės por nuk na ėshtė rikthyer. Nuk na e ka marrė mendja ta mbrojmė me gjak tokėn tone. Kėrkoj nga shteti qė t'i japė zgjidhje kėtij problemi duke ma dhėnė pa konflikte tokėn qė e kam nė dokumente ose duke ma kompensuar diku tjetėr, apo dhe paguar .Si unė ka dhe tė tjerė pasi janė 7 ha tokė qė unė e kushėrinjtė e mi kemi dokumente qė na takon ne, por e pėrdor tjetėr kush",- tregon Rrotani. Gjatė njė takimi ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor, dhjetėra fshatarė tė zonės kanė paraqitur ankesat e tyre pėr mbivendosjet e tokave. Ata kanė treguar edhe regjistrat ku pėr tė njėjtėn sipėrfaqe toke ekzistojnė dy apo mė shumė pronarė. Kryeplaku i Bushatit, Zejdi Mustafa, tregon se toka iu nda banorėve tė kėtij fshati pjesėrisht nė fshat dhe pjesėrisht nė tokat e ish- ndėrmarrjes bujqėsore.

Nė fshatin Kosmaē janė 102 familje qė kanė probleme me mbivendosje prone. Refik Zagani nga fshati Shkjezė shprehet se 46 ha tokė e kėtij fshati paraqet probleme pasi toka ėshtė ndarė duke i rėnė fshatit nė mes dhe ka krijuar mjaft probleme qė nga viti 1992. Pėr kėtė ēėshtje janė hapur gjyqe, ka pasur rrahje, konflikte, greva urie por zgjidhje nuk ėshtė dhėnė. Nė total janė 1025 familje sė shpresojnė tė marrin tokėn qė i takon sipas ligjit ndėrsa komuna Bushat do tė kėrkojė ekspertė nga zyra qendrore e regjistrimit tė pasurive pėr tė vėrtetuar atė qė ka ndodhur. Problemet me pronėsinė e tokės ka veēanėrisht nė komunat e Velipojės, Bushatit, Rrethinave, Gruemirės, Kastratit etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
10 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008
» 15 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: