Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 10 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

10 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 10 Mars 2008   10 Mars 2008 Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:48 pm

Ilir Paja, gjyq nė dhomėn e spitalit ku po kurohet

Gjykata ka zhvilluar dje seancėn nė spital dhe ka lėnė Pajėn nė burg pa afat. Transferohet nė spitalin e burgut


Avokati: Ai nuk deshi qė tė vriste policin kur e goditi me makinė por ishte thjesht njė aksident



TIRANĖ- Mjeshtri i arratisjeve, Ilir Paja, i cili plagosi njė polic teksa po tentonte t'iu shpėtonte prangave, do tė qėndrojė nė burg deri nė pėrfundim tė hetimeve pėr vrasje tė mbetur nė tentativė. Gjykata e Tiranės ka dhėnė ditėn e djeshme masėn e sigurisė burg pa afat pėr 35-vjeēarin i cili u arrestua mė gjashtė mars pasi ishte shpallur person nė kėrkim ndėrkombėtar. Pėr kapjen e tė kėrkuarit u organizua njė operacion katėr ditė mė parė por qė pėrfundoi me plagosjen e tij dhe tė njė polici i cili aktualisht ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Paja tentoi t'iu shpėtonte makinave tė policisė qė i zunė rrugėn duke lėvizur mbrapsht me makinė kur dhe ka pėrplasur njė polic qė ndodhej pas tij me motor. Menjėherė policėt e tjerė kanė qėlluar me pistoletė Pajėn i cili mori njė plumb nė shpatull.



Masa e sigurisė



Nga operacioni pėr kapjen e tij Ilir Paja mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencė nė spital ku dhe ndodhet aktualisht. Duke marrė parasysh gjendjen e tij shėndetėsore por edhe "aftėsinė" pėr t'u arratisur shumė shpesh, ditėn e djeshme njė gjyqtar, avokati i tij dhe prokurori janė paraqitur nė spitalin ku ndodhet i shtruar 35-vjeēari i arrestuar me qėllim caktimin e masės sė sigurisė ndaj tij. Seanca ėshtė improvizuar nė dhomėn e spitalit ku ndodhet Paja dhe gjykata ka dėgjuar pretendimet e provat e tė dyja palėve. Ndaj tij rėndojnė njė sėrė akuzash tė rėnda pėr vrasje, pėrdhunim, trafikim droge etj, tė cilat janė formuluar nga prokuroria e Gjermanisė e cila e kishte shpallur nė kėrkim. Ndėrkohė qė Pajės i janė shtuar dhe dy akuza ajo e vrasjes pėr shkak tė cilėsive tė veēanta e mbetur nė tentativė dhe armėmbajtjes pa leje. Tė dyja kėto akuza kanė lidhje me ngjarjen e gjashtė marsit kur ai goditi me makinė njė punonjės policie. Ilir Paja nuk ka folur nė seancėn e improvizuar nė spital pėr masėn e sigurisė, gjė pėr tė cilėn kishte ngarkuar avokatin e tij. Ky i fundit ka deklaruar se Paja nuk e pranon faktin se ka tentuar tė vrasė policin duke i kėrkuar gjykatės tė heqė kėtė akuzė. Sipas avokatit, Paja e ka goditur me automjetin e tij pa dashje policin dhe gjithēka ka ndodhur aksidentalisht. Avokati ka pohuar se Paja nuk e kishte vėnė re motorin qė ndodhej pas makinės sė tij dhe kur ka tentuar tė lėvizė mbrapsht, e ka goditur atė. Nga ana e saj, prokuroria ka paraqitur tė gjitha materialet e mbėrritura nga Italia e Gjermania nė lidhje me akuzat qė rėndojnė mbi 35-vjeēarin. Pėrveē tyre, organi i akuzės ka paraqitur edhe provat shqiptare, tė cilat tregojnė se Paja kishte dijeni tė plotė qė po ndiqej nga policia dhe goditja e efektivit nuk ishte rastėsore por e paramenduar. Nė fund tė seancės gjyqtari nuk ka marrė parasysh kėrkesėn e avokatit mbrojtės duke vendosur masėn e sigurisė arrest me burg pa afat pėr tė pandehurin ndėrsa ka quajtur tė vlefshme akuzat e ngritura nga prokuroria. Pak minuta pas seancės, Ilir Paja ėshtė transferuar ngaspitali ku ndodhej, nėspitalin e burgut ku dhe do tė kurohet.



Ngjarja



Paja plagosi policin qė po e ndiqte me motor




Ngjarja pėr tė cilėni janė shtuar dy akuzat Ilir Pajės ndodhi mesditėn e datės 6 mars tė kėtij vitit pranė kryqėzimit te "Farmacia nr.10" nė Tiranė, gjatė njė operacioni policor pėr kapjen e tij. Paja po udhėtonte me njė automjet me ngjyrė gri me targa tė huaja kur ka konstatuar se i kishin zėnė rrugėn njė makinė policie e cila kėrkonte ndalimin e tij. Ndėrsa nga pas ndodhej polici Bledi Haxhimali i cili po e ndiqte me motor. Ndėrkohė qė Pajaka lėvizur me makinė mbrapsht pėr t'iu larguar policisė duke rrezikuar jetėn e Haxhimalit tė cilin e ka goditur. Polici ka rėnė nga motori disa metra larg duke marrė plagė tė rėnda. Sapo kanė parė skenėn kolegėt e tė plagosurit kanė qėlluar me pistoletė nė drejtim tė tė kėrkuarit duke e plagosur rėndė nė shpatull. Mėsohet se gjendja e policit vazhdon tė jetė e rėndė ndėrsa ndodhet nė kujdesin e mjekėve. Ilir Paja cilėsohej si njė person me rrezikshmėri tė lartė pas arratisjeve tė bujshme nga burgjet italiane. Ai kishte mundur tė arratisej dy herė nga burgjet e Italisė ku ndodhej pėr llogari tė drejtėsisė Gjermane e cila i kishte faturuar atij njė sėrė akuzash tė rėnda. K.K

Arratisja 1



Ikja me litarin e bėrė nga ēarēafėt



Mjeshtri i arratisjeve nga burgu nė Itali ishte 35-vjeēari Ilir Paja me akuza tė rėnda mbi "supe". Megjithėse nėn masa tė rrepta sigurie Paja kishte mundur tė arratisej duke u kthyer dhe nė njė nga personat mė tė kėrkuar nė Itali. Arratisja e parė e shqiptarit u krye nė qershor tė vitit 2006 kur ai kishte rreth gjashtė muaj qė ishte izoluar nė burgun e Perugias. Ai studioi nė mėnyrė perfekte burgun duke llogaritur edhe lartėsinė e mureve dhe kohėn qė i duhej pėr t'u arratisur nė mėnyrė qė tė pėrgatiste dhe planin. Kėshtu krijoi me ēarēafėt e dhomės njė litar rreth dhjetė metra tė gjatė dhe mė 11 qershor tė vitit 2006 kur ai bashkė me tė burgosurit e tjerė kishin dalė nė oborrin e burgut gjatė orės sė ajrimit ka shfrytėzuar momentin kur policėt nuk e kishin mendjen pėr tė zbritur me ēarēafėt qė kishte improvizuar si litarė. Mė shumė se tre muaj zgjati liria e Pajės nė arrati pasi policėt e arrestuan sėrish nė njė nga provincat e Milanos. Edhe nė kėtė rast Paja kishte tentuar t'i ikte policisė duke u hedhur nga kati i tretė i pallatit ku ndodhej. Paja u kap sė bashku me njė tjetėr shtetas shqiptar ndėrkohė qė nė apartamentin e tyre u gjetėn edhe dy prostituta rumune. Njė prej tyre kishte shenja tė dukshme dhune nė trup dhe njė plagė tė shkaktuar me armė zjarri.



Arratisja 2

Mashtrimi i ambulancės sė burgut



Por nuk do tė kalonte shumė kohė dhe Paja do tė arratisej sėrish nė rrethana krejt spontane pa kryer plane. Teksa po transferohej me njė ambulancė nga njėri burg tek tjetri ai ka pėrfituar nga njė ndalesė nė autostradė pėr t'iu shmangur rojeve tė policisė dhe tė arratiset. Paja i ka kėrkuar policisė qė tė marrė pak ajėr pasi ai nuk ndihej mirė. Punonjėsit e policisė kanė dalė nga makina duke nxjerrė jashtė edhe 34- vjeēarin shqiptar por pa i hequr prangat nga duart. Nė njė moment ai ka mbetur vetėm me njė prej policėve dhe kėtu ka ndodhur edhe arratisja. Paja ka goditur policin dhe pasi e ka shtrirė pėrdhe ėshtė larguar me vrap pa kėpucė nė kėmbė dhe pa hequr as prangat nga duart. Efektivėt e tjerė tė policisė kanė dhėnė alarmin. Madje ata kanė qėlluar disa herė nė drejtim tė shqiptarit qė po arratisej. Nė tė gjithė zonėn kanė nisur kėrkimet pėr gjetjen e tė arratisurit por pa rezultat. Nė orėt e vona tė mbrėmjes janė gjetur pantallonat e tij, dhe njė pjesė e rrobave tė burgut. Dyshimet e policisė janė se Paja ka mundur tė heqė prangat dhe tė ndėrrojė rrobat nė mėnyrė qė tė mos dallohet.

Akuzat


Vrasje, trafik droge, vjedhjet e vilave, rrėmbim personi, dhuna seksuale dhe shfrytėzim prostitucioni. Kėto janė akuzat qė rėndojnė mbi Ilir Pajėn. Ai ishte arrestuar fillimisht pas njė kėrkese tė bėrė nga policia gjermane. Paja akuzohet se ka vrarė njė tjetėr shtetas shqiptar nė Duisburg tė Gjermanisė. Pas arratisjes sė parė ai u akuzua nga policia italiane edhe pėr njė vrasje dhe njė plagosje qė kishin lidhje me trafikun e femrave. Ai u arrestua nga policia italiane me qėllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisė por arratisja e tij e shpėtoi nga izolimi nė burgjet e Gjermanisė. Ndėrkohė qė Paja prej disa kohėsh strehohej nė Shqipėri ku dyshohet se ka kryer njė vrasje. Prej mė shumė se njė muaj policia e Tiranės kishte siguruar informacione se ai ndodhej nė kryeqytet. Ndėrsa dje ai ėshtė pėrballur me policinė sė cilės i ka bėrė rezistence duke rrezikuar jetėn e njė agjenti, por ka rėnė nė pranga.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
10 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: