Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 10 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

10 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 10 Mars 2008   10 Mars 2008 Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:48 pm

Fuoristrada pėrplaset me autobusin, vdes 31-vjeēari

Aksidenti ka ndodhur nė superstradėn Korēė-Kapshticė. Tmerr tek pasagjerėt e autobusit qė po shkonte nė Greqi



KORĒĖ- Njė aksident i rėndė automobilistik i ka marrė jetėn dje njė 31-vjeēari nė Korēė por edhe ka terrorizuar pasagjerėt e njė autobusi qė po udhėtonte drejt Greqisė. Kanė qenė plot 30 udhėtarė tė njė kompanie private qė kanė pėrjetuar minutat e ankthit gjatė njė aksidenti automobilistik me njė tė vdekur dhe njė tė plagosur nė gjendje tė rėndė. Si pasojė e aksidentit edhe qarkullimi i mjeteve nė aksin qė lidh Shqipėrinė me Greqinė ėshtė bllokuar pėr disa orė tė tėra. Aksidenti ka ndodhur pas pėrplasjes sė njė fuoristrade me njė autobus me udhėtarė tė linjės Tiranė-Athinė.



Ngjarja



Aksidenti i rėndė automobilistik ėshtė regjistruar nė superstradėn Korēė-Kapshticė nė afėrsi tė fshatit Plasė, ndėrsa mendohetqė shpejtėsia e mjetit dhe humbja e kontrollit tė kenė ēuar drejtuesin e tij, drejt daljes nė kah tė kundėrt dhe pėrplasjes pas autobusit me targa tė kryeqytetit. Dėshmitarėt okularė pohuan se ngjarja ndodhi rreth orės 15.30 nė segmentin nacional Korēė-Kapshticė. Autobusi me targa "TR 1806 M" ka qenė me rreth 30 udhėtarė nė bord, midis tė cilėve dhe fėmijė. Nė njė moment, pėrballė autobusit ėshtė shfaqur njė fuoristradė e bardhė me targa tė Tiranės. Makina ka dalė nga korsia e saj duke u pėrplasur ballė pėr ballė me autobusin qė vinte nga krahu i kundėrt. Pėrplasja ka qenė tepėr e fortė dhe drejtuesi i fuoristradės me traga "TR 0823 H", shtetasi Gazmir Grazhdani, banor i Tiranės, ka mbetur i vdekur nė vend. Ndėrkohė nė aksident ėshtė plagosur dhe udhėtari tjetėr i tij, shtetasi i identifikuar si Albert Daci. Viktima 31 vjeē ka pėsuar dėmtime tė jashtėzakonshme nė trup duke mbetur i vdekur nė vend, ndėrsa shoku i tij ėshtė transportuar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Korēės. Policia, e cila ka shkuar pak minuta mė pas nė vendin e ngjarjes, ėshtė pėrpjekur tė veprojė me shpejtėsi pėr tė mundur tė shpėtojė ndonjėrin prej tė aksidentuarve por kjo ka qenė e kotė. Burimet e policisė pohuan se kanė nisur hetimet pėr kėtė ngjarje por ende nuk ėshtė pėrcaktuar shkaku i tragjedisė nė rrugė. Hetuesit pohuan se dyshimet e para janė pėr njė humbje tė kontrollit nga ana e drejtuesit tė fuoristradės ka bėrė qė mjeti tė pėrfundojė nė kahun tjetėr tė rrugės duke u pėrplasur fatalisht me autobusin e linjės Tiranė- Greqi.



Tragjedia nė rrugė, nė njė nga segmentet mė tė qarkulluara tė rajonit tė Korēės ka krijuar pėr gati dy orė probleme serioze tė qarkullimit rrugor. Reshjete shumta tė shiut nga njėra anė si dhe mjegulla, por dhe mjetet zjarrfikėse dhe ato tė shpėtimit gjatė ndėrhyrjes nė aksidente, kanė bllokuar lėvizjen e mjeteve nė tė dy anėt e kėsaj rruge. Me qindra automjete dhe udhėtarė nė to janė vėnė nė radhė, ndėrsa situata e cila ka qenė e pandryshuar pėr mė shumė se dy orė ėshtė kushtėzuar nga heqja e fuoristradės e cila ėshtė pėrplasur me autobusin. Efektiva tė shumta tė policisė sė qarkullimit rrugor kanė stabilizuar situatėn me lėvizjet e mjeteve fillimisht me njė kalim, deri nė pėrmirėsim tė situatės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
10 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: