Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 9 Mars 2008 - OKB: Shqiperia, 80% ilegale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 6
Registration date : 09/03/2008

9 Mars 2008 - OKB: Shqiperia, 80% ilegale Empty
MesazhTitulli: 9 Mars 2008 - OKB: Shqiperia, 80% ilegale   9 Mars 2008 - OKB: Shqiperia, 80% ilegale Icon_minitimeSun Mar 09, 2008 10:14 pm

OKB: Shqiperia, 80% ilegale

Raporti voluminoz pėr ekstralegalitetin u zbatua nė tetor 2006-dhjetor 2007, me njė buxhet prej 1.716.453 dollarė amerikanė, financuar nga qeveria shqiptare dhe zyra e PNUD-it, angazhoi edhe Institutin pėr Liri dhe Demokraci nė Peru, qė udhėhiqet nga i famshmi Hernando de Soto.
Njė raport i financuar nga OKB-ja dhe qeveria Shqiptare, pėr tė evidentuar bizneset dhe ndėrtimet joligjore nė Shqipėri, ka bėrė njė skanim tė ekonomisė shqiptare, duke nxjerrė shifra tė frikshme tė sipėrmarrjeve dhe pronės joligjore. Raporti voluminoz me tė dhėnat e mbledhura nė periudhėn tetor 2006-dhjetor 2007, i financuar nga qeveria shqiptare dhe PNUD, tregon se “kapitali i vdekur” nė vend, pra ekonomia joligjore llogaritet nė 18.5 miliardė USD. Kėtu bėjnė pjesė 78 pėr qind e ndėrtimeve dhe 93 pėr qind e sipėrmarrjeve. Pėrveē konstatimit nė terren, duke mbledhur tė dhėna tė detajuara pėr ndėrtimet dhe bizneset, si dhe shanset e tyre pėr t’u formalizuar, raporti jep njė panoramė tė zymtė tė sė ardhmes sė vendit mė tė varfėr tė Evropės.

Raporti final ėshtė dorėzuar nė selinė e qeverisė shqiptare dhe nė Zyrėn e PNUD-it, nė Tiranė. Kopje tė tij do tė kenė edhe OJF-tė qė kanė kontribuar pėr fazėn e diagnostikimit tė ekstralegalitetit nė Shqipėri. “Shekulli” ka arritur tė sigurojė pikat mė tė nxehta tė raportit voluminoz, konkluzionet, pse Shqipėria do tė mbetet nė bisht tė shumė vendeve tė tjera dhe se sa do tė jetė kostoja pėr vendin nga gabimet e qeverisė aktuale tė Shqipėrisė.

Projekti i zbatuar nė periudhėn tetor 2006-dhjetor 2007, me njė buxhet prej 1.716.453 dollarė amerikanė, financuar nga qeveria shqiptare dhe zyra e PNUD-it, angazhoi edhe Institutin pėr Liri dhe Demokraci nė Peru, qė udhėhiqet nga i famshmi Hernando de Soto.

Objektivi kryesor i projektit ishte i thjeshtė: evidentimi i ekstralegalitetit nė Shqipėri dhe nė njė fazė tjetėr vėnia nėn rregullat e shtetit ligjor dhe tė ekonomisė sė tregut. Kjo do tė pėrfshijė formalizimin e ndėrtimeve dhe tė bizneseve, duke i futur ato nė njė sistem tė unifikuar kombėtar, ku do tė kishte prona dhe biznese tė legalizuara.

Projekti do tė pėrfshinte individė dhe grupe shoqėrore tė margjinalizuara tė sektorit informal, duke i bėrė ato pjesė tė tregut formal dhe ekonomisė moderne.

Pėrfitimet janė tė mėdha, sepse lufta ndaj ekstralegalitetit nė Shqipėri ėshtė parė si njė komponent esencial i Shqipėrisė nė integrimin evropian, duke nxjerrė nga harta e varfėrisė dhe e disavantazhit grupet shoqėrore, duke i bėrė ata lojtarė potencialė nė ekonominė e tregut. Sipas ambicieve tė OKB-sė, kthimi nė shinat e shtetit ligjor tė ndėrtimeve dhe bizneseve, do tė ndihmonte edhe pėrpjekjet e qeverive shqiptare pėr tė arritur reduktimin e varfėrisė, siē parasheh programi pėr Sfidat e Mijėvjeēarit nė vitin 2015. Puna diagnostikuese u bė nė bashkėpunim tė ngushtė me qeverinė shqiptare dhe Institutin pėr Liri dhe Demokraci nė Peru, si dhe me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile. Nga ana tjetėr, programi do tė kishte edhe vėmendjen dhe ndihmėn e donatorėve siē janė Banka Botėrore dhe OSBE-ja. Por projekti do tė kishte edhe ndihmėn e partnerėve tė tjerė kombėtarė dhe ndėrkombėtarė, qė do tė asistojnė dhe financojnė hapat e tjerė, sipas marrėveshjeve me qeverinė shqiptare.

Por a do tė ketė hapa tė tjerė? Ēfarė fati do tė ketė raporti final i Hernando de Sotos? A do tė ketė hapa tė tjerė pas raportit, qė bėn vetėm diagnozėn e ekstralegalitetit nė Shqipėri, apo ai do tė mbetet deri nė kėtė fazė?

Paraprakisht ėshtė spekuluar se De Soto nuk do tė vijė nė Shqipėrisė pėr tė bėrė hapin tjetėr tė projektit dhe mendohet se kjo ėshtė parathėnie, se lėmshin antiligjor tė ekonomisė shqiptare, ku rolin kryesor e ka qeveria aktuale, e paaftė pėr tė futur formalitetin, duke zbatuar shtetin ligjor, nuk mund ta zgjidhė as mjeshtri i informalitetit, De Soto.

Vrojtimi 10 mujor nė terren, ēfarė konstatoi ekipi shqiptaro-peruan

Shqiptarėt, ilegalė dhe tė izoluar nga ekonomia e tregut

Njė ekip specialistėsh pranė Kėshillit tė Ministrave – gjashtė persona nga Instituti pėr Liri dhe Demokraci (ILD) nė Peru dhe nėntė nga Shqipėria – analizuan informalitetin, ndėrtimet pa leje nė vend, ndėrsa njėherėsh vlerėsuan nė institucionet ekzistuese ligjore pėr tė parė se si plotėsojnė ata nevojat e qytetarėve, dhe si mund tė pėrmirėsohen ato. Faza e parė e programit tė Luftės kundėr Informalitetit konsiston nė njė “diagnozė” tė kėtij sektori nė vend. Kjo duhet tė ndiqet nga hartimi i kuadrit tė pasurive tė patundshme dhe rregullave tė legalizimit tė biznesit, qė do tė standardizojė dhe modernizojė ekonominė informale tė tregut nė Shqipėri. Aktivitetet aktuale lidhen me fazėn diagnostikuese tė iniciativės sė Qeverisė, financuar nga zyra e PNUD-it nė Shqipėri.

Nė Janar 2007, ekipi i paraqiti Qeverisė planin e punės sė fazės diagnostikuese dhe mbajtėn mbledhjen e parė kėshillimore pėr donatorėt, duke punuar nė zona ku ka ndėrtime pa leje si nė ato lidhur me menaxhimin e tokės, dhe tė drejtat e pronės. Donatorė ishin Banka Botėrore, Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSCE), Agjencia Suedeze pėr Zhvillim (SIDA), Instituti i Shoqėrisė sė Hapur (SOROS), dhe Qeveritė e Norvegjisė, Spanjės dhe Austrisė. Gjatė diagnozės, qė zgjati rreth njė vit, ekipi i informalitetit bėri punė kėrkimore pėr mėnyrėn se si funksionojnė apo jo ekonomitė informale dhe legale (me apo pa ndėrtime pa leje), dhe u fokusua nė gjetjen e zgjidhjeve tė problemeve qė ndeshin Shqiptarėt nė pėrballjen e tyre me sistemin.

Sipas ILD, nė vendet mė tė zhvilluara dhe nė tranzicion sistemet ekzistuese ligjore prodhojnė pėrjashtim, duke neglizhuar tė njohin modele qė krijohen pėr shkak tė ligjeve joefikase, kostove tė larta tė transaksioneve ose burokracive tė panevojshme. Si rezultat, pjesa mė e madhe e popullsisė mbetet e izoluar nga tė mirat qė sjell ekonomia e tregut, duke e thelluar hendekun e varfėrisė.

Sipas ILD, qytetarė tė zakonshėm – shumica tė varfėr – ka shumė mundėsi tė mbeten pronarė tokash dhe sipėrmarrės tė margjinalizuar, pėr aq kohė sa ata nuk janė nė gjendje tė ushtrojnė tė drejtat e tyre mbi pronat qė janė tė pastra, efikase dhe aq tė qėndrueshme, sa t’i lejojnė asetet e tyre tė jenė tė dobishme. Sipėrmarrėsit kanė gjithashtu nevojė tė jenė nė gjendje tė rrisin kapitalin, tė ndajnė biznesin dhe asetet personale, dhe tė kenė mbrojtje ligjore. Njė sistem i njėjtė lejon individėt dhe biznesin tė kontraktojnė, tė ofrojnė, blejnė, tė fitojnė kredi dhe zgjidhin konfliktet. Njė analizė mė e hollėsishme e kuadrit ligjor shqiptar mund tė nxjerrė probleme dhe deficite qė prekin mė shumė shtresat e lėna mėnjanė tė shoqėrisė shqiptare, dhe gjithė vendin nė tėrėsi.

Kapitali i vdekur nė Shqipėri

Shumica e shqiptarėve po mbahen jashtė ekonomisė legale. 78 pėr qind e pronave po mbahen nė mėnyrė jashtėligjore dhe vetėm 22 pėr qind janė legale.

93 pėr qind e sipėrmarrjeve operojnė nė ekstralegalitet dhe vetėm 7 pėr qind janė ligjore.

Vlera e asteve ekstralegale nė Shqipėri ėshtė rreth 18.5 miliardė dollarė amerikanė.

--Kjo vlerė ėshtė 2.5 herė mė e madhe se totali i vlerės valutore qė kanė sjellė emigrantėt shqiptarė nė vendin e tyre nė vitet 1993-2005.

--5 herė mė e madhe se asistenca pėr zhvillim dhe ndihma e huaj nė vitet 1993-2005.

--Ėshtė 11 herė mė e madhe se shuma e investimeve tė huaja direkte nė harkun kohor tė viteve 1993-2005.

box

Pėrkufizimet e ekstralegalitetit nė Shqipėri

1.Ndėrtimet janė:

a.Toka tė zėna qė janė shkėputur nė mėnyrė legale

b.Ndėrtimi ėshtė bėrė pa lejen e autoriteteve

c.Prona e zėnė nuk ėshtė regjistruar sipas ligjit

d.Ligji ndalon pronarėt e ndėrtimit qė tė shesin, japin me qira etj.

Asetet e biznesit qė:

a.Nuk janė pėrfshirė ose regjistruar legalisht

b.Janė jashtė tė dhėnave tė tatim-taksave

c.Nuk kanė tė gjitha licencat dhe lejet e posaēme sipas ligjit

Berisha retushoi raportin e prezantuar mė 15 qershor 2007 nė selinė e Kombeve tė Bashkuara

“Bomba” nė OKB: Shqipėria, 90 pėr qind “ekstralegale”

Mė 15 qershor 2007, kryeministri Sali Berisha, i shoqėruar edhe nga administratori i PNUD-it nė OKB, Kemal Dervish dhe drejtori i ILD-sė, De Soto, mori pjesė nė prezantimin e raportit pėr Ekstralegalitetin nė Shqipėri, hartuar nga Institutit pėr Liri dhe Demokraci, pranė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork.

Zyra e shtypit e qeverisė e dha lajmin me tone rozė, duke njoftuar se: “Nė raportin e Institutit pėr Liri dhe Demokraci thuhet se Shqipėria ka shėnuar arritje tė dukshme gjatė tranzicionit drejt ekonomisė sė tregut, dhe sot bėn pjesė nė grupin e vendeve me tė ardhura mesatare. Nė raport thuhet se vlera totale e aseteve ekstraligjore nė Shqipėri arrin nė shifra marramendėse. Kjo vlerė ėshtė disa herė mė e lartė se totali i rezervave kombėtare, disa herė me e larte, sesa asistenca dhe ndihma e huaj zyrtare dhėnė Shqipėrisė gjatė tranzicionit postkomunist. Nė dokument theksohet se Shqipėria duhet tė aktivizojė reforma qė ngjallin kėtė "kapital tė vdekur." Nė raportin e ILD vlerėsohen nismat e qeverisė shqiptare pėr tė luftuar korrupsionin, informalitetin,pėrmirėsimin e klimės sė biznesit. Drejtori i Institutit pėr Liri dhe Demokraci pranė OKB-sė, Hernando De Soto, tha se Shqipėria trashėgoi njė sistem ligjor qė le shteg pėr kaos, abuzim dhe korrupsion dhe se sfida e qeverisė shqiptare ėshtė zhdukja e burokracive qė i kanė bėrė ryshfetet tė volitshme nga ana sociale”. (shih www.km.gov.al).

Njė pėrshkrim tjetėr pėr kėtė takim tė rėndėsishėm gjendet te faqja zyrtare e Institutit pėr Liri dhe Demokraci (www.ild.pe).“Rreth 80-90 pėr qind e pronave dhe bizneseve nė Shqipėria janė “ekstralegale” -jashtė ekonomisė formale- sipas rezultateve paraprake tė diagnozės sė mbėshtetur nga zyra e PNUD-it nė Tiranė. Kėto tė dhėna, sipas gjetjeve paraprake tė ekipit kėrkimor, tregojnė se shumė njerėz nė Shqipėri operojnė jashtė sistemit formal ligjor. Kjo do tė thotė se ata nuk mund tė bėjnė kontrata, drejtojnė biznesin e tyre nė rrethin shoqėror, apo familjar, ose tė blejnė sigurime pėr ta mbrojtur nga rreziqet. Ekipi kėrkimor me 35 shqiptarė dhe peruanė, u ngarkua me kėrkime pėr gjashtė muaj.“Kryeministri Berisha e ka bėrė luftėn kundėrekstralegalitetit njė prioritet pėr zhvillimin ekonomik, por gjithashtu edhe pėr tė ndėrtuar demokracinė. Sepse, nėse aty ėshtė ekstralegaliteti, demokracia nuk mund tė funksionojė realisht”, shprehej administratori i PNUD-it, Kemal Dervish.

Kush ėshtė Hernando de Soto dhe ILD

Hernando de Soto ( lindur mė 1941) ėshtė njė ekonomist peruan i njohur pėr punėn e tij nė ekonominė informale dhe rėndėsinė e tė drejtave tė pronės.

Ai ėshtė president i Institutit pėr Liri dhe Demokraci, me qendėr nė Lima (Peru).

Nė vitet 1988-1995, ai dhe ILD ishin pėrgjegjės pėr qindra iniciativa, ligje dhe rregulla, tė cilat ndryshuan sistemin ekonomik tė Perusė.

Nė veēanti ILD hartoi reformėn administrative tė sistemit tė pronave nė Peru, e cila u dha tituj pronėsie nė shumė se 1.2 milionė familjeve dhe ndihmoi 380 mijė firma qė operonin nė tregun e zi, qė tė hynin nė ekonominė formale. Ai ka bėrė programe tė ngjashme nė Salvador, Haiti, Tanzani, Egjipt, Afrikė e Jugut, nė shtete tė ish-BRSS-sė etj.

Revista prestigjioze “Time” e zgjodhi De Soton, si njėrin prej pesė inovatorėve tė shekullit, nė njė numėr special tė majit 1999 kushtuar Liderėve tė Mijėvjeēarit tė ri, ndėrsa e pėrfshiu atė mes 100 njerėzve mė me influencė tė botės nė 2004.

Ish-presidentėt Regan, Klinton dhe presidenti Bush e kanė ēmuar punėn e tij, ashtu si dhe shumė figura tė tjera nė botė.

Nesėr do tė lexoni:

Dėshtimet e qeverisė pėr tė formalizuar asetet ekstralegale. Legalizimi, “patatja e nxehtė” e qeverisė, e cila do tė japė tapitė, por jo statusin ligjor tė pronės. Sa do t’u kushtojė shqiptarėve nė rrugėn drejt BE-sė ekonomia ilegale. Kostot qė duhen pėr tė hyrė dhe operuar nė ekonominė ligjore. Rezultatet nė zonėn pilot nga Rruga e Durrėsit te Unaza e Vogėl dhe bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” pėr ndėrtimet e Tiranės, njė njollė qė nuk mund tė legalizohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
9 Mars 2008 - OKB: Shqiperia, 80% ilegale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008
» 15 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: