Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 9 Mars 2008 - Varka e vdekjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 6
Registration date : 09/03/2008

9 Mars 2008 - Varka e vdekjes Empty
MesazhTitulli: 9 Mars 2008 - Varka e vdekjes   9 Mars 2008 - Varka e vdekjes Icon_minitimeSun Mar 09, 2008 10:22 pm

Varka e vdekjes nxirret nga liqeni

TIRANĖ- Varka qė u mori jetėn 16 personave ėshtė nxjerrė dje nė bregun e liqenit tė Farkės. Mesditėn e djeshme, me urdhėr tė drejtuesve tė prokurorisė sė kryeqytetit, varka e vdekjes ėshtė nxjerrė nė breg, me qėllim kryerjen e akt-ekspertimit tė saj. Aktualisht, organi i akuzės sė kryeqytetit ėshtė duke kryer hetime pėr tė nxjerrė njė pėrfundim zyrtar mbi shkaqet e pėrmbysjes sė motobarkės me 16 shtetasit qė gjetėn vdekjen. Gjithashtu, konfirmohet se pas nxjerrjes sė kėsaj varke, policia ka sekuestruar disa sende tė viktimave tė gjetura brenda saj. "Pas nxjerrjes nė sipėrfaqe tė motobarkės, punonjėsit e policisė kanė gjetur dhe sekuestruar brenda saj disa ēanta, rroba tė ndryshme si ēizme, kėpucė dhe ushqime, qė mendohet se viktimat kishin marrė me vete nga lokali ku kishin festuar ditėlindjen e njėrit prej viktimave tė kėsaj tragjedie",-thuhet nga burimet e prokurorisė. Tė gjitha kėto sende tė gjetura brenda motobarkės do t'i nėnshtrohen ekzaminimit tė ekspertėve tė mjekėsisė ligjore.
Prokuroria e ka konsideruar varkėn e tragjedisė si njė provė tė rėndėsishme, pėr tė zbuluar shkakun e mbytjes sė 16 personave, mes tė cilėve gra edhe fėmijė. "Motobarka ėshtė e njė kapaciteti prej 8 vendesh dhe e mbuluar me qese najloni tė fortė dhe me dyer tė tė njėjtit material. Pas pėrmbysjes, ka qenė e pamundur pėr shumicėn nga viktimat qė tė shqyenin materialin nga i cili pėrbėhej varka, pasi dera ishte mbyllur dhe nuk hapej. Mendohet se pas pėrmbysjes, viktimat janė mbytur nga asfiksimi dhe paniku i krijuar nė varkė, pėr shkak se fundosja ka qenė shumė e shpejtė",-thuhet nga prokuroria. Gjithashtu, duket se varka ishte plotėsisht e mbuluar nga plastmasi dhe kjo mund tė ketė sjellė edhe izolimin e pjesėtarėve tė 6 familjeve, tė cilėt nuk mundėn tė shpėtonin. Pas nxjerrjes nė sipėrfaqe, ka qenė policia ajo e cila e ka shoqėruar mė tej transportimin e varkės pėr t'u kontrolluar nga organet hetimore.

Prokuroria e Tiranės, menjėherė pas kėsaj tragjedie tė ndodhur katėr ditė mė parė, filloi hetimet pėr zbardhjen e pėrmbysjes sė varkės, ku humbėn jetėn 16 pjesėtarėt efamiljeve Osmani, Sinani, Spahiu, Hysaj, Blamo dhe Dibra.

Mėsohet se pjesė e fashikullit tė hetimit ėshtė bėrė edhe licensa e lokalit, i njohur me emrin "Liqeni i Farkės", ku prokuroria ka sekuestruar tė gjitha dokumentet qė pronari i lokalit i kishte nxjerrė pėr aktivitetin e tij privat, duke verifikuar posedimin e lejes sė pronarit tė ndjerė tė lokalit, pėr aktivitetin e tij dhe lejen pėr transportimin e klientėve me varka. Gjithashtu, nė ditėt nė vazhdim pritet tė merren nė pyetje tre tė mbijetuarit e kėsaj tragjedie: Beqir Sina, Luana Spahiu dhe Romina Hysaj, tė cilėt do pyeten pas normalizimit tė gjendjes sė tyre emocionale. Pėr prokurorinė, pyetja e tė mbijetuarve ėshtė e domosdoshme dhe dėshmitė e tyre mund tė hedhin dritė nė zbardhjen e shkakut tė pėrmbysjes sė varkės me 19 persona nė bord. Ngjarja e kobshme ka ndodhur vetėm katėr ditė mė parė, ku pas festimit tė ditėlindjes sė 21-tė pėr Alban Hysėn kanė gjetur vdekjen 16 pjesėtarėt e familjeve qė kishin lidhje gjaku e krushqie me njėra-tjetrėn. Fillimisht, ata kanė kėmbėngulur qė pronari i lokalit, Afrim Dibra, tė mos i hipte tė gjithė nė varkė, por sipas dėshmive, ky i fundit i kishte siguruar se nuk kishte asnjė rrezik, duke shkaktuar kėshtu njėrėn prej tragjedive mė tė rėnda dhe mė tė dhimbshme tė ndodhura nė vend
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
9 Mars 2008 - Varka e vdekjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: