Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 11 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

11 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 11 Mars 2008   11 Mars 2008 Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 6:23 pm

Deputetėt e PD i ankohen Berishės: Ministrat s'na pėrgjigjen
Ministrat s'mbajnė lidhje me deputetėt e PD-sė. Kėrkohen sqarime edhe pėr grantet
TIRANĖ- Ministrat duhet tė mbajnė kontakte mė tė shpeshta me deputetėt pasi ata i kanė shkėputur lidhjet me ta. Deputetėt demokratė i janė "ankuar" dje kryeministrit Berisha se nė mjaft raste, ministrat nuk mbajnė lidhjet e duhura me deputetėt, pėr probleme tė ndryshme qė ngrihen nga kėta tė fundit. Gjithēka ka ndodhur nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar tė PD-sė, aty ku deputetėt mund tė kontaktojnė me kreun e PD-sė lidhur me shqetėsimet pėr qeverisjen dhe zonat e tyre elektorale. Ka qenė deputeti i Partisė Demokratike, Preē Zogaj ai qė ka ngritur dje zėrin dhe ka kėrkuar qė ministrat tė kenė kontakte tė vazhdueshme me deputetėt demokratė dhe tė japin sqarime lidhur me problemet qė ngrenė deputetėt, e qė mė sė shumti kanė tė bėjnė me zonat e tyre elektorale. Sipas Zogaj, nė mjaft raste kėto sqarime mungojnė apo janė shumė tė rralla ndaj dhe deputeti i PD-sė i ėshtė drejtuar ministrave duke kėrkuar qė ata tė jenė mė tė lidhur me deputetėt nė kėtė aspekt.
Por, njė tjetėr shqetėsim qė ka ngritur deputeti i Lezhės, Preē Zogaj ka qenė dhe ai qė lidhet me buxhetin e shtetit qė ndahet nė muajin korrik, i cili ėshtė quajtur nga qeveria buxheti suplementar, qė kryesisht ėshtė pėrdorur pėr investime nė infrastrukturė dhe rritje pagash. Zogaj ka kėrkuar nga kryeministri Berisha qė, pėr kėtė buxhet tė ketė njė projekt paraprak, nė tė cilin tė parashikohet se si do tė ndahen fondet pėr zona tė ndryshme tė vendit, e sidomos nė ato zona ku tė zgjedhur janė deputetėt e PD-sė. Pėr Zogajn, kjo duhet tė bėhet nė mėnyrė qė tė mos ketė tė pakėnaqur atėherė kur tė bėhet zbatimi i buxhetit, nė korrik. Njė kėrkesė e tillė, sipas burimeve, duket se ka gjetur edhe mirėkuptimin e Kryeministrit Berisha, i cili ka shprehur miratimin e tij qė tė hartohet njė projekt lidhur me mėnyrėn se si do tė ndahen investimet. Duke folur pėr buxhetin, deputeti Zogaj ka kėrkuar qė tė ketė mė shumė transparencė dhe informacion nga qeveria, ministrat, lidhur me grantet e ndryshme qė jepen pėr investime, nė mėnyrė qė ēdo deputet tė jetė i pėrgatitur pėr t'i dhėnė sqarime zgjedhėsve tė vet. Nė mbledhjen e djeshme tė grupit tė PD-sė fjalėn e ka marrė edhe deputeti Rexhep Uka, i cili ka kėrkuar qė tė hartohet njė dokument, nė tė cilin tė paraqiten tė gjitha rezultatet dhe arritjet e qeverisė nė fushėn e reformave, nė mėnyrė qė deputetėt tė mund t'i prezantojnė nė bazė kėto arritje. Kėtė kėrkesė, Uka e ka argumentuar edhe me faktin se demokratėt do tė pėrballen shumė shpejt me zgjedhjet parlamentare dhe pėr kėtė u duhet tė informojnė elektoratin e tyre me arritjet e qeverisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
11 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008
» 15 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: