Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 11 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

11 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 11 Mars 2008   11 Mars 2008 Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 6:19 pm

Ndėrpritet energjia, bllokohet Kakavija pėr dy orė
Ndėrprerja nisi nė orėn 08.00 deri nė 10.00 dhe u pasua nga njė radhė deri 1.5 km. Automjetet nė pritje deri pasdite
Sipas autoriteteve, problem solli dyndja e shkaktuar nga festimet e Karnavaleve nė 9 mars nė Greqi
Kakavijė-Problemet nė sistemin kompjuterik pėr shkak tė mungesės sė energjisė nė palėn greke kanė bllokuar pėr dy orė punėn nė doganėn e Kakavijės. Bllokimi i punės ėshtė pasuar nga njė radhė e gjatė automjetesh me emigrantė, deri nė 1.5 kilometėr nė pritje pėr tė kaluar kufirin. Prej orės 08.00 e mėngjesit tė djeshėm e deri nė 10.00 tė paradites, tė dy sportelet e kontrollit tė pasaportave nė pjesėn kufitare greke nuk kanė funksionuar.
***
Kjo periudhė 120 minutėshe krijoi njė radhė fillimisht nė zonėn fqinje e mė pas u dendėsua deri nė tė dalė tė territorit shqiptar. Nė orėn 14:30 radha e automjeteve qė prisnin pėr tė kaluar traun e doganės greke arriti deri nė 1 km e gjysmė. Tė shqetėsuar nga kjo gjendje autoritetet drejtuese tė Stacionit Kufitar tė Kakavijės, kanė marrė kontakt tė menjėhershėm me homologėt grekė pėr tė gjetur rrugėt e zgjidhjes nga situata. Pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme, radhėt kanė qenė tė shfaqura si rrjedhojė e ngadalėsisė nė pėrpilimin e dokumentacionit nga ana e grekėve si dhe numri i paktė i sporteleve kontrolluese vetėm nė dy. Ndėrsa pala shqiptare, ndonėse me tre sportele, nuk haste probleme nė pėrpunimin e dokumentacionit tė personave dhe automjeteve pasi gjithēka ishte nė varėsi tė kontrollorėve grekė.
***
Sipas tė dhėnave zyrtare, pas kontakteve qė patėn me homologėt, dyndja e automjeteve kryesisht me targa greke nė Kakavijė ėshtė justifikuar edhe me numrin e madh tė personave qė udhėtonin drejt shtetit fqinj. "Ka pasur numėr tė madh personash,tė cilėt kishin ardhur ditė mė parė pėr tė kaluar festėn e karnavaleve qė nė Greqi mban datėn e 9 marsit",- kanė thėnė burimet zyrtare. Banorėt e zonave tė minoritetit nė Sarandė, Delvinė dhe Gjirokastėr, tradicionalisht e festojnė kėtė ditė, por kėsaj radhe ardhja e tyre nė njė intensitet tė madh, krijoi njė situatė tė ngjeshur nė pikėn e kalimit kufitar. Autoritetet kanė theksuar se ashtu si ka ndodhur edhe herė tė tjera tė radhėve tė gjata, emigrantėt nuk kanė preferuar kalimin nė pikat e tjera alternative tė Sopikut dhe Tri Urave. Njė grevė e pėrgjithshme e punonjėsve tė sistemit energjetik nė Greqi, shpeshherė gjatė tri javėve tė fundit, ka krijuar probleme serioze nė funksionimin e punės nė doganėn greke tė Kakavijes, por dje ndėrprerja e energjisė ka qenė e dukshme mjaft nė orėt e ditės. Kanė mjaftuar vetėm dy orė, qė kontrollorėt grekė tė ndėrpresin punėn. Gjė qė e kanė bėrė nė shumė raste tė tjera, sidomos pėr festa duke e shndėrruar Kakavijėn nė pikėn mė tė populluar nga emigrantėt qė qarkullojnė nga tė dy anėt e kufirit. Sipas tė dhėnave policore mėsohet se dje kanė shkuar mbi 2 mijė shtetas shqiptarė dhe 233 automjete pėrfshirė edhe ato tė transportit tė udhėtarėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
11 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008
» 10 Mars 2008
» 10 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: