Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 15 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

15 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 15 Mars 2008   15 Mars 2008 Icon_minitimeSat Mar 15, 2008 5:23 pm

Deputeti, hetim dhunės mbi gazetarin
Organi i akuzės ka filluar hetimet pėr kallėzimin e gazetarit, duke mos iu referuar fillimisht ndonjė personi tė veēantė. Burime zyrtare tė Prokurorisė konfirmuan dje pėr gazetėn "Panorama", se ėshtė regjistruar kallėzimi penal i gazetarit dhe po hetohet figura e veprės penale tė pretenduar prej tij. Ai akuzoi deputetin e Partisė Demokristiane, Tom Doshi, pėr dhunė fizike tė ushtruar pėr shkak tė detyrės. "Pas kallėzimit tė bėrė nga gazetari, Prokuroria po heton denoncimin, nėse vepra penale e kallėzuar ka ndodhur apo jo. Nėse kjo vėrtetohet mė pas do tė kalohet nė hetime ndaj personave tė veēantė", kanė sqaruar dje burimet zyrtare nga institucioni i akuzės. Burime tė tjera nga ky institucion u shprehėn se pjesė e verifikimeve ėshtė edhe pyetja e dėshmitarėve qė kanė qenė tė pranishėm nė barin e "Sheraton", mbrėmjen e 10 marsit 2008, rreth orės 22:30. "Prokuroria po mbledh tė gjitha provat pėr tė verifikuar paraprakisht ngjarjen qė ka ndodhur", thanė mė tej burimet zyrtare. Sipas tyre, nė kuadėr tė kėtyre verifikimeve grupi hetimor ka kėrkuar sqarime nga vetė gazetari Besar Likmeta pėr dhunėn qė ai pretendon se ka ushtruar ndaj tij deputeti demokristian Tom Doshi. Mes kėtyre dėshmitarėve ndodhen edhe deputeti i PS-sė, Arben Isaraj, i cili ndodhej bashkė me Tom Doshin kur ndodhi incidenti si dhe personeli i barit ku ka ndodhur ngjarja. Hetuesit dje kanė administruar nė dosje deklaratėn e kėtij tė fundit, ku deputeti pranon se ka qėlluar me ēantėn ku mban dokumentet, personin qė i ishte prezantuar si gazetar i njė agjencie lajmesh nė internet. Nė dosje kanė pėrfunduar edhe disa fotografi qė dėshmojnė dėmtimet fizike qė ka pėsuar nė fytyrė gazetari Likmeta.
Incidenti
Ngjarja e mbrėmjes sė 10 marsit, kur gazetari pretendon se ėshtė dhunuar nga deputeti Tom Doshi, ka ndodhur pak ditė pas publikimit tė njė artikulli nė faqen zyrtare tė agjencisė ballkanike BIRN. Nė kėtė shkrim thuhej se njė deputet i Parlamentit tė Shqipėrisė ishte me diplomė false. Artikulli i referohej njė dokumentacioni tė bėrė publik, nė fakt, qė nė vitin 2006. Sipas kėtij dokumentacioni, Tom Doshi kishte paraqitur nė Parlament njė diplomė nga Universiteti i Tetovės. Artikulli pa pėrmendur emrin e deputetit, citonte se Universiteti i Tetovės kishte konfirmuar se deputeti nuk ishte diplomuar aty. Pas publikimit tė shkrimit tė parė, si shtesė e tij ėshtė bėrė publik njė artikull i dytė, ku thuhej se deputeti Tom Doshi kishte hequr nga faqja e Parlamentit shqiptar CV-nė e tij, ku ndodhej edhe diploma e Universitetit tė Tetovės. Sipas artikullit, deputeti e kishte hequr CV-nė e tij nga faqja e Parlamentit pikėrisht pas publikimit tė artikullit tė parė, i cili nuk kishte pėrmendur ndonjė emėr. Nė artikullin e dytė lidhur me diplomat false ėshtė pėrmendur emri i deputetit Tom Doshi. Lidhur me kėtė fakt, gazetari Likmeta kishte kėrkuar tė kontaktonte me deputetin dhe vendi i takimit ėshtė lėnė nė "Sheraton" nė orėn 22:30 tė mbrėmjes sė 10 marsit. Deputeti Tom Doshi pretendon se gazetari i ka kėrkuar 10 mijė euro nėse nuk dėshironte vazhdimin e botimeve kundėr tij. Gazetari pretendon se ka qenė duke kryer detyrėn, pėr tė kėrkuar sqarime nga deputeti. Pas akuzave tė Tom Doshit, se Besar Likmeta kishte kėrkuar para, gazeta tentoi dje disa herė tė kontaktojė me gazetarin, por telefoni i tij rezulton i mbyllur gjatė gjithė kohės, kurse kontakti nė rrugė tė tjera ėshtė i pamundur.

Socialistėt: Akti i dhunės dėmton politikėn dhe Kuvendin

Partia Socialiste gjatė njė deklarate pėr shtyp ka dėnuar ashpėr kėtė veprim tė ushtruar nga njė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė. PS-ja pėrmes deklaratės sė saj kėrkon tė respektohen parimet e lirisė sė shprehjes dhe mendimit tė lirė. "Akti i dėnueshėm ndodhur ditė mė parė, nuk i bėn nder politikės nė pėrgjithėsi dhe institucionit tė Kuvendit nė veēanti. Liria e fjalės dhe shprehjes sė mendimit tė lirė duhet tė qėndrojnė nė themel tė demokracisė shqiptare dhe duhet respektuar nga tė gjithė", deklaron Partia Socialiste. Deklarata e selisė rozė vjen menjėherė pas reagimit tė ambasadorit amerikan nė Tiranė, John L. Withers, i cili e dėnoi kėtė akt, duke e quajtur sulmin e deputetit Doshi si burracak, dhe ka shtuar se ngjarja ėshtė akoma mė e rėndė po tė kihet parasysh fakti se nė kėtė ngjarje kanė qenė tė pranishėm dy anėtarė tė Parlamentit. "Kam ndjekur nga afėr raportimet rreth sulmit burracak kundėr gazetarit Besart Likmeta nga Tom Doshi nė prani tė Arben Isarajt. Raporti i tė drejtave tė njeriut i qeverisė amerikane i publikuar vetėm dy ditė mė parė, e bėn plotėsisht tė qartė qė dhuna dhe kėrcėnimet pėr dhunė kundėr shtypit janė tė patolerueshme nė demokraci", deklaroi ambasadori Withers.

PDK: Tė zbardhet incidenti me gazetarin

Partia Demokristiane, pjesė e grupit parlamentar tė sė cilės ėshtė edhe deputeti Tom Doshi ka kėrkuar dje zbardhjen e tė gjithė ngjarjes sė pak ditėve mė parė, ku deputeti demokristian ka rrahur gazetarin Besart Likmeta. Nė njė deklaratė pėr shtyp zėdhėnėsja politike e PDK-sė, Erestina Halili, ėshtė shprehur se kjo forcė politike ėshtė kundėr dhunimit tė medias. "PDK, deklarohet kundėr ēdo lloj forme presioni dhune apo shantazhi qė mund t'u bėhen gazetarėve pėr shkak tė detyrės qė ata kryejnė. Ky, mbetet njė parim nga i cili nuk ka dhe nuk do tė ketė kurrė lėkundje. Vetė komunikimi i hapur qė PDK dhe drejtuesit e kėsaj partie kanė me median ėshtė njė provė e qartė e respektimit tė plotė dhe pa mėdyshje tė pushtetit tė katėrt nė vendin tonė. Sa i pėrket incidentit, Doshi-Likmeta, PDK deklaron se kjo ngjarje duhet tė zbardhet me qėllim sqarimin e pozicioneve", theksoi Halili nė konferencėn e djeshme pėr shtyp. Duke iu referuar deklarimeve si tė deputetit Doshi ashtu edhe tė gazetarit Likmeta, Halili theksoi se deputeti demokristian duhet tė ishte vetėpėrmbajtur pavarėsisht nga pretendimi i tij se ėshtė provokuar. "Deputeti Doshi nė deklaratėn e tij, pretendon se zoti Likmeta nuk ka paraqitur asnjė dokument, nė tė cilin tė provohet se ai ėshtė gazetar. Nė kėtė kuadėr, sipas tij, zoti Likmeta ka qenė nė takimin me deputetin Doshi thjesht si qytetar. Pavarėsisht kėsaj, PDK shprehet se deputeti Doshi duhet tė kishte treguar vetėpėrmbajtje edhe pse pretendon se ėshtė provokuar nga qytetari Likmeta. Ne vlerėsojmė faktin, qė deputeti Doshi nėpėrmjet njė deklarate tė botuar nė media i ka kėrkuar falje publike, qytetarit Likmeta", theksoi mė tej Halili.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
15 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: