Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 11 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

11 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 11 Mars 2008   11 Mars 2008 Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 6:22 pm

Paketa e PS pėr zgjedhjet: Sistem proporcional rajonal
Valentina Leskaj shprehet se paketa e PS-sė nuk favorizon njė forcė tė vetme politike
TIRANĖ- Kundėrshtimi i tė "vegjėlve" nuk ka ndryshuar aspak qėndrimin e dy partive tė mėdha pėr reformėn zgjedhore. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanė shfaqur edhe njė herė dje vullnetin e plotė pėr tė miratuar me konsensus, sė pari, ndryshimin e Kushtetutės dhe mė pas tė Kodit Zgjedhor, duke synuar kalimin nga sistemi i pėrzier mazhoritaro-proporcional, nė njė sistem proporcional-rajonal. Nė vijim tė kėtij qėndrimi, socialistėt me anė tė kryetares sė grupit tė tyre parlamentar, Valentina Leskaj, kanė paraqitur dje nė mėnyrė zyrtare, nė Konferencėn e Kryetarėve nė Kuvendin e Shqipėrisė, nismėn ligjore pėr ndryshimin e Kushtetutės, nė nenin qė bėn fjalė pėr organizimin e zgjedhjeve. Me kėrkesėn e Leskajt, Konferenca e Kryetarėve ka miratuar propozimin pėr tė futur nė kalendarin e punimeve trejavore tė Kuvendit nismėn pėr amendimin e Kushtetutės nė nenin 64 tė saj.
Drafti
Partia Socialiste ka depozituar dje nė Kuvend nismėn e saj ligjore pėr amendimin e Kushtetutės, pėr t'i hapur rrugė mė pas ndryshimit tė Kodit Zgjedhor edhe nė ato nene qė kėrkojnė njė shumicė tė cilėsuar votash. Drafti i paraqitur nga socialistėt pėrmban propozimin e dy neneve me anė tė tė cilave kėrkohet ndryshimi i nenit 64 tė Kushtetutės. Sipas nenit 1 tė kėtij propozimi, kėrkohet qė nė nenin 64 tė Kushtetutės, tė sanksionohet qė Kuvendi tė pėrbėhet nga 140 deputetė tė zgjedhur mbi bazėn e sistemit zgjedhor proporcional, me zona zgjedhore shumemėrore ose siē njihet ndryshe proporcional-rajonal. Caktimi i zonave zgjedhore shumemėrore do tė bazohet nė ndarjen administrative tė Republikės sė Shqipėrisė, pra, nė 12 qarqe. Ndėrkohė qė kriteret dhe rregullat pėr zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional pėr caktimin e zonave zgjedhore dhe pėr numrin e mandateve pėr secilėn zonė, do tė pėrcaktohen nė ligjin pėr zgjedhjet.
Leskaj
Duke prezantuar para medias nismėn pėr amendimin e Kushtetutės, kryetarja e grupit kuvendor tė PS-sė, Valentina Leskaj ėshtė shprehur se, thelbi i tyre ėshtė krijimi i njė sistem zgjedhor qė nuk ėshtė nė favor tė njė force tė vetme politike, por ėshtė nė favor tė Shqipėrisė dhe tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Nisur nga ky qėllim, ajo i ka bėrė thirrje dhe forcave tė tjera politike, pėrfshi kėtu dhe ato tė cilėsuara tė vogla, qė tė bėhen bashkėpunuese dhe tė paraqesin mendimet e tyre nė lidhje me kėtė propozim. "Ne e kemi thėnė qė jemi tė hapur pėr njė proces gjithėpėrfshirės dhe konsensual pėr miratimin e ndryshimeve kushtetuese, pėrfshirė edhe partitė e vogla. Unė besoj se forcat e tjera politike do ta mbėshtesin kėtė, po ta shohin me kujdes. Ky ėshtė njė sistem qė nuk ėshtė nė favor tė njė force tė vetme politike, por ėshtė nė favor tė Shqipėrisė, ėshtė nė favor tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme nė Shqipėri", - u shpreh Leskaj. Gjithashtu, ajo nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė nė paketėn e ndryshimeve kushtetuese tė pėrfshihen dhe elementė apo ēėshtje tė tjera. Megjithatė, pavarėsisht vullnetit apo dėshirės sė partive tė vogla, PS dhe PD, duket se sė bashku kanė arritur qė tė sigurojnė dhe 94 votat e duhura pėr tė miratuar ndryshimet kushtetuese.
Amendimet
Neni 64 i Kushtetutės, ndryshohet si vijon:
1. Kuvendi pėrbėhet nga 140 deputetė, tė zgjedhur mbi bazėn e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shumemėrore.
2. Caktimi i zonave zgjedhore shumemėrore bazohet nė ndarjen administrative tė Republikės sė Shqipėrisė.
3. Kriteret dhe rregullat pėr zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, pėr caktimin e zonave zgjedhore dhe pėr numrin e mandateve pėr secilėn zonė pėrcaktohen nė ligjin pėr zgjedhjet.
Pika 2 e Nenit 68, ndryshohet si vijon:
Rregullat pėr caktimin e kandidatėve, pėr regjistrimin e zgjedhėsve, pėr zhvillimin e fushatės zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmėrinė e zgjedhjeve, si dhe rregullat e tjera tė nevojshme pėr zhvillimin e zgjedhjeve, pėrcaktohen nė ligjin pėr zgjedhjet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
11 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 10 Mars 2008
» 15 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: