Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 15 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

15 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 15 Mars 2008   15 Mars 2008 Icon_minitimeSat Mar 15, 2008 5:22 pm

Mediu: Janė 100 mijė tonė armatim, kėrcėnim serioz
Alarmi ėshtė dhėnė nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili kėrkoi realizimin e njė plani kombėtar pėr shkatėrrimin e tyre.
Pak ditė mė parė njė fėmijė u vra nė fshatin Bardhaj tė Shkodrės, duke luajtur me armatim, me mbetje municionesh tė depove tė armėve. A ka njė projekt ministria pėr tė pastruar Shqipėrinė nga kėto mbetje qė kanė mbetur qė nga trazirat e vitit 1997, megjithėse jo rrallėherė shohim dhe mbetje armatimesh qė nga periudha e Luftės Dytė Botėrore?
Kjo ėshtė njė histori jashtėzakonisht e dhimbshme, sidomos kur shoqėrohet me fatkeqėsi tė tilla. Pėrsa i pėrket rastit konkret, kjo ishte njė njėsi ushtarake qė ishte dorėzuar pothuajse qė nė vitin 1997, e cila ishte pothuajse e ēminuar, por natyrisht ky proces asnjėherė nuk ėshtė perfekt. Pėr fatin e keq shpesh civilėt nuk arrijnė tė njohin rrezikun e atyre municioneve apo mjeteve ushtarake qė marrin nė dorė dhe ndodhi ajo fatkeqėsi qė ndodhi. Sa i rėndė ėshtė problemi, duke e parė nė nivel kombėtar? Pa dashur tė vė alarmin ėshtė shumė i rėndė. Nga njė analizė qė ne kemi bėrė me pėrfaqėsues amerikanė, por edhe nga njė vėzhgim qė ka bėrė Komisioni i Sigurisė, pėr sa i pėrket situatės sė municionit, tė armatimit nė Shqipėri, ajo nuk ėshtė e kėndshme, apo e kėnaqshme. Pėr faktin sepse janė rreth 100 mijė tonė municion tepėr, tė shpėrndarė nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė dhe forcat e armatosura nuk janė mė organizuara nė konceptin territorial, pėr tė garantuar sistemimin, mirėmbajtjen, ruajtjen e sigurinė e tyre. Pėr ne ėshtė njė problem shumė i madh, sepse ne tendencėn tonė pėr tė arritur njė forcė profesioniste mbi 50% e ushtarėve qė janė me shėrbim tė detyruar i pėrdorim pėr tė ruajtur kėto depo armatim-municioni. Por ėshtė njė rrezik shumė i madh dhe pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė, sepse shumė qytetarė pėr fatin e keq kanė ndėrtuar shtėpitė e tyre mbi tunele tė depove tė municioneve. Ne kemi pasur dhe kemi projekte nė mėnyrė tė vazhdueshme, me departamentin e shtetit, tė departamentit tė mbrojtjes, kemi pasur asistencė nga Norvegjia, nga Kanadaja. Janė investuar miliona dollarė pėr shkatėrrimin e armėve tė lehta dhe municioneve. Besoj se akoma kemi nevojė qė tė kemi njė plan kombėtar pėr asgjėsimin e armėve dhe municioneve.
Zoti ministėr, duket njė pyetje paradoksale. A keni ndėrhyrė pranė institucioneve qė kėto shtėpi qė janė mbi tunele tė mos legalizohen?
Eshtė njė pyetje e vėshtirė, sepse ėshtė tendenca ndėrmjet jetesės dhe riskut qė vjen pėr shkak tė atij vendi ku vendos ta ndėrtosh jetėn. Ka shumė zona qė janė nė njė rrezik tė tillė dhe dua tė sjell realisht si njė shqetėsim tė madh. Unė nuk mendoj se ēėshtja ėshtė a duhen legalizuar apo jo? Ēėshtja ėshtė se ē’plan kombėtar duhet tė ketė dhe nuk ėshtė vetėm njė problem i Ministrisė sė Mbrojtjes, por ėshtė njė problem shtetėror qė duhet zgjidhur nė mėnyrė urgjente. Me 100 mijė tonė municion, me njė kosto rreth 50 milionė euro pėr shkatėrrimin e kėtij municioni. Por njėkohėsisht mos tė harrojmė edhe transportimin dhe zonat ku ato ndodhen, pra janė njė seri problemesh. Ne para njė javė nė Shtabin e Pėrgjithshėm, me asistencėn e amerikanėve kemi diskutuar rreth kėsaj ēėshtjeje...
E kisha fjalėn tek ideja, a hiqni dorė nga listat e inventarit tė tuneleve?
Absolutisht jo, ne kemi tė gjithė inventaret e pėrcaktuara pėr gjendjen e llojin e municionit. Por mos tė harrojmė se njė pjesė e municioneve ėshtė mbledhur dhe magazinuar jo nė mėnyrė normale, duke mos qenė nė kushte normale shpesh pėrbėn njė rrezik shumė tė madh, sepse ėshtė njė municion shumė i vjetėr, njė pjesė e tillė ėshtė me mbi 40 vjet, kanė afate dhe kohėn e skadimit. Eshtė e domosdoshme pėr tė arritur nė njė plan kombėtar. Unė nuk e bėj kėtė pėr tė shmangur pėrgjegjėsinė e Ministrisė sė Mbrojtjes, apo pėr tė mbajtur peshėn e vet nė kėtė proces, por pėr t’i thirrur vėmendjes sė gjithė institucioneve shqiptare dhe klasės politike pėr ta parė si njė problem real qė ka tė bėjė me jetėn e qytetarit shqiptar. Duhen marrė masa urgjente, e para ose pėr shkatėrrimin e kėtyre municioneve aty ku ndodhen, ose grumbullimin e tyre nė qendra tė caktuara pėr tė bėrė demontimin apo shkatėrrimin e tyre. Kemi projekte tė tilla pėr krijimin e qendrave tė tillė demontimi apo pėr mbledhjen e tyre dhe mė pas demontimin e tyre nė Mjekės, nė Poliēan dhe nė Gramsh. Por sasia ėshtė jashtėzakonisht, jashtėzakonisht e madhe. Armatimi ėshtė i shpėrndarė pothuajse nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, prandaj mendoj se duhet njė plan kombėtar.
Cila ėshtė zgjidhja keni projekte?
Kemi pasur shumė disa projekte. Mė parė ka qenė njė projekt me njė fond prej 4 milionė dollarė me njė kompani amerikane u morr pėr demontimin e minave detare, silurėve etj., dhe nėse e do tė shihni ato ishin tė shpėrndara nė tė gjithė bregdetin e vendit. Njė mundėsi ėshtė edhe shitja e tyre pėr skrap, kjo me anė tė njė ankandi dhe ia kam kėrkuar kryeministrit dhe do tė ketė tė ardhurave dhe tė lokalizohet si para pėr shkatėrrimit tė municioneve.
Prej datės 17 shkurt, Kosova ėshtė e pavarur. A mund tė kemi kur mund tė themi se ėshtė ēminuar kufiri mes Kosovės dhe Shqipėrisė?
Ne kemi bėrė njė punė jashtėzakonisht tė madhe pėr ēminimin e kufirit. Unė kam qenė njė vit mė parė nė zonėn e Hasit, nė kufi me Kosovėn. Kemi ēminuar me miliona metra katrorė, nė bashkėpunim me PNUD, me ambasadėn amerikane, me asistencėn norvegjeze etj.
Ka ndonjė afat qė mund tė themi se mund tė mbarojė?
Asnjėherė nuk mund tė thuhet se ēdo gjė ėshtė e pastėr. Raportimi bėhet nė nivelet 95-96 % tė ēminimit, sepse ndodh qė mund tė lihet siē ishte rasti i fshatit tė Bardhajt. Sepse i gjithė pastrimi bėhet nė mėnyrė mekanike, me njerėz. Natyrisht mund tė ketė edhe gabim njerėzor nė vlerėsimin apo nė angazhimin me ēminimet. Mund tė them se kemi bėrė njė punė shumė tė madhe nė pastrimin e gjithė kufirit. Ka akoma njė sasi qė duhet hequr dhe po shikojmė pėr financimet nė kėtė drejtim. Por mund tė them se ėshtė as pesė pėr qind e mbetur nė raport me atė qė ne kemi pasur mė pėrpara.
Marrė me shkurtime nga TVSH nga emisioni “Pėrballė”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
15 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: