Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit


 
ForumForum  PortalliPortalli  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 11 Mars 2008

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DELTA-FORCE
SPECIAL FORCE
SPECIAL FORCE
DELTA-FORCE


Male Numri i postimeve : 67
Age : 36
Vendodhja : Shkoder
Registration date : 09/03/2008

11 Mars 2008 Empty
MesazhTitulli: 11 Mars 2008   11 Mars 2008 Icon_minitimeTue Mar 11, 2008 6:18 pm

Rama: E vėrteta e bisedave me Ilir Metėn
Kryesocialisti komenton reformėn zgjedhore, marrėdhėniet me Berishėn si dhe largimin pa shkak tė LSI-sė
TIRANĖ -Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama e konsideron tė paargumentuar largimin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nga fryma e bashkėpunimit ndėropozitar. Pėr herė tė parė pas shpalljes sė "divorcit" nga ana e LSI-sė, kreu i selisė rozė Edi Rama ka folur dje gjatė emisionit "Shqip", nė lidhje me marrėdhėniet me aleatin e tij, Ilir Meta dhe tė ardhmen e opozitės. Rama ka treguar se bisedat me kreun e LSI-sė kanė qenė tė vazhdueshme dhe pa pasur debate tė cilat mund dhe tė justifikonin qėndrimin e ditėve tė fundit tė kėsaj force karshi lidershipit tė PS-sė."Ne kemi pasur biseda shumė intensive me LSI-nė. Unė kam pasur biseda me kryetarin e LSI-sė pėr reformėn zgjedhore dhe ka qenė e ēuditshme sesi papritur LSI u shkėput dhe u kthye nė kornizėn e njė loje tė vjetėr. Ne kemi pasur diskutime dhe qė nuk kanė qenė kurrsesi konfliktuale pėr reformėn zgjedhore.
Herėn e fundit jemi ndarė me idenė, qė ekspertėt e tyre do tė analizonin me imtėsi kėtė propozim qė ne bėmė tani pėr reformėn zgjedhore", - tha Rama. Megjithatė, pavarėsisht momenteve tė vėshtira nė tė cilat ndodhen sot marrėdhėniet me LSI-nė, kreu i selisė rozė ka konfirmuar edhe njė herė se dyert e PS-sė pėr aleaten e saj mbeten tė hapura. Gjithashtu nė kėtė kontekst, ai ka siguruar jo vetėm LSI-nė por tė gjitha partitė e vogla se sistemi zgjedhor proporcional-rajonal qė ka propozuar PS nuk synon eliminimin e forcave tė vogla politike, por pėrfaqėsimin nė Kuvend me peshėn reale tė tyre. "LSI ka kėtė peshė specifike qė ka, prandaj pozicioni i saj ėshtė pashpjegueshėm. Ai ėshtė njė reagim i paarsyeshėm. Nė kėtė sistem qė ne propozojmė krijohet mundėsia e krijimit tė njė sistemi politik jo me dy partitė mėdha, por njė sistem pėr tė gjitha ato parti qė kanė njė peshė", - tha ndėr tė tjera Rama. Ndėrkohė, ai ka mohuar qė tė ketė njė pakt midis PS-sė dhe PD-sė pėr reformėn zgjedhore, ashtu siē i ka konsideruar tė pavėrteta tė gjitha aludimet qė kanė bėrė forcat e vogla pėr njė takim tė fshehtė midis tij dhe kryeministrit Berisha. "Me Berishėn jam takuar nė muajin nėntor nė njė takim me tė zgjedhurit vendor dhe ky ishte takimi i fundit. Tashmė nuk ėshtė nevoja pėr tė bėrė njė takim tė tillė. Nė rast se do tė ishte e nevojshme pse jo", - tha Rama.
Pavarėsisht kthimit ose jo tė LSI-sė nė gjirin e opozitės, kreu i PS-sė ka siguruar shqiptarėt se PS do ti fitojė zgjedhjet edhe e vetme. Duke folur pėr rolin e PS-sė nė proēesin e reformave nė vend, kryesocialisti Rama ka theksuar se forca qė ai drejton ėshtė e gatshme qė ta ofrojė kėtė bashkėpunim edhe pas Samitit tė Bukureshtit. Nė lidhje me reformėn zgjedhore, ai ka theksuar se sistemi i propozuar nga socialistėt krijon mundėsinė e njė pėrfaqėsimi real tė forcave politike, mundėsi tė ruajtjes sė raporteve midis burrave dhe grave dhe ruan cilėsinė e pėrfaqėsimit. "Ēfarė do lloj sistemi qė tė jetė ėshtė kryetari i partisė ai qė vulos nė fund listėn e kandidatėve pėr deputet. Ky sistem kėrkon njė rritje tė ndjeshme tė vėmendjes sė kryetarit dhe strukturave tė partisė pėr tė hartuar listėn nė njė rajon apo nė njė rajon tjetėr", shtoi Rama. Ai nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė nė kuadrin e reformave tė mėdha tė pėrfshihet dhe institucioni i presidentit nė kuptimin qė, zgjedhja e tij tė mos jetė pengesė pėr qeverisjen.
"Me Berishėn jam takuar nė muajin nėntor nė njė takim me tė zgjedhurit vendor dhe ky ishte takimi i fundit. Tashmė nuk ėshtė nevoja pėr tė bėrė njė takim tė tillė. Nė rast se do tė ishte e nevojshme pse jo"
"Ne kemi pasur diskutime dhe qė nuk kanė qenė kurrsesi konfliktuale pėr reformėn zgjedhore. Herėn e fundit jemi ndarė me idenė, qė ekspertėt e tyre do tė analizonin me imtėsi kėtė propozim qė ne bėmė tani pėr reformėn zgjedhore"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shkodralive.1talk.net
 
11 Mars 2008
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 11 Mars 2008
» 15 Mars 2008
» 15 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shkodra - Djepi Artit , Kultures Dhe Sportit :: Media dhe Politika :: Lajme-
Kėrce tek: